Ideja e Aleancės kuq e zi pėr krijimin e njė kampionati tė pėrbashkėt nė mes Shqipėrisė dhe Kosovės, duket se do tė jetė ide e parealizueshme.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Fadil Vokrri, ka thënë të enjten se kjo ide nuk mund të realizohet, pasi që sipas tij, UEFA dhe FIFA nuk lejojnë krijimin e një lige të tillë. Ai thotë se dëshira për krijimin e kësaj lige ekziston nga të dy anët, si nga Federata Shqiptare e Futbollit (FSHF) po ashtu edhe nga ana e FFK-së.
“Rreth kësaj ide jam deklaruar edhe më parë se është një gjë që nuk mund të realizohet. Natyrisht se dëshira ekziston nga të dy anët, si nga FSHF-ja po ashtu edhe nga FFK-ja. Por UEFA dhe FIFA, nuk lejojnë krijimin e një ligë të tillë”, ka thënë Vokrri, raporton Kosovapress.
“Statuti i UEFA-së dhe FIFA-së, nuk lejon krijimin e një ligë të tillë. Natyrisht se krijimi i një lige të tillë do të ishte veprim i mirë dhe do të ndikon në ngritjen e nivelit të futbollit shqiptar, por jetësimi i kësaj lige nuk mund të realizohet, sepse këtë nuk e lejon UEFA dhe FIFA”, ka thënë ai.
I pari i FFK-së, tha se ka biseduar më FSHF-n rreth kësaj idesë për krijimin e ligës së përbashkët. “Qysh sot kam biseduar më krerët e FSHF-së rreth kësaj ide. Edhe ata thonë se UEFA dhe FIFA, nuk lejojnë krijimin e një kampionati të përbashkët”.
Ndryshe, Aleanca kuq e zi, në 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë, ka dal me idenë “Një komb, një kampionat”, ku për qëllim ka bashkimin e kampionateve të futbollit në mes Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas Aleanca kuq e zi, kjo nisme mund të realizohet më mbajtën e një kuvendi nga dy federatat e futbollit.