50 Cent mendon se nuk i ka mbetur edhe shumė kohė pėr tė jetuar. Kėngėtari ka shkruar nė Twitter se vdekja e tij ėshtė shumė pranė.
“Do të flas hapur: nuk besoj se do të jetoj edhe për shumë kohë. Do të ishte mirë edhe nëse do të vdisja sot”, ka shkruar reperi amerikan.
50 Cent ka shkruar më parë në Twitter se nuk është i kënaqur nga karriera e tij. “Kam humbur besimin tek ata që më rrethojnë. Nuk do të bëj më muzikë.”
“Argëtohesha duke bërë muzikë, por njerëzit dhe politika që është përfshirë në art më neverisin”, ka shtuar 50 Cent, i cili me albumin e fundit Before I Self Destruct (2009) ka patur shumë pak sukses në krahasim me albumin e tij të parë që në vitin 2003 shiti 8 milionë kopje.