Nė konkurrencėn e sportistėve shqiptarė tė cilėt veprojnė nė diasporė, kėsaj radhe komisioni ka vlerėsuar si mė tė suksesshėm Nuri Seferi- boksier Agim Ibraimi futbollist, Nooralita Neziri atletik, Blerim Xhemaili futbollist, Sefer Seferi boksier dhe Lulėzim Bojku futbollist
Në prag të manifestimi kulturo sportiv “Yjet e sportit 2011” komisioni që drejtohet nga prof.Dr Bexhet Toçi, ka publikuar emrat a tyre të cilët janë në konkurrencë për sportist më të mirë shqiptar në Maqedoni për vitin 2011. Sipas vlerësimeve paraprake për epitetin yll i sportit shqiptar për vitin 2011 janë futbollist Ferhan Hasani, boksieri Nuri Seferi dhe futbollistja Gentiana Roçi. Kjo e panjohur do të bëhet publike të premten më spektaklin kulturo-sportiv që do të mbahet në hotel Lirak-u me fillim në orën 19.00 ku pritet të jenë të pranishëm kryetari i Komunës së Tetovës Prof. Dr. Sadi Bexheti, kryetari i komunës së Gostivarit Prof. Dr. Rufi Osmani dhe kryetar të komunave tjera të cilët akoma nuk e kanë konfirmuar pjesëmarrjen , por edhe përfaqësues të Federatave sportive në Maqedoni, punëtor sportiv, sportist dhe ato që ndihmojnë sportin dhe normal mediumet
Në mesin e 10 sportistëve më të mirë për vitin 2011 komisioni ka vlerësuar Ferhan Hasani futbollistin e KF Shkëndija, Berat Jakupi karateist, Fatlum Zhuta boksier, Besnik Aliu moto kros, Dardan Dehari skii, Naim Abazi volejbollist , Ardian Cuculi futbollist, Kastrart Beshiri atletik, Lulzim Vranezi mundje dhe Armend Elezi portier futbolli
Nuri Seferi
Në konkurrencën e sportistëve shqiptarë të cilët veprojnë në diasporë, kësaj radhe komisioni ka vlerësuar si më të suksesshëm Nuri Seferi- boksier Agim Ibraimi futbollist, Nooralita Neziri atletik, Blerim Xhemaili futbollist, Sefer Seferi boksier dhe Lulëzim Bojku futbollist
Në bazë të rezultateve të arritura në vitin 2011 ekipet Shkëndija në volejboll dhe ekipi i Shkëndijës në futboll i prinë listës të më të mirëve pra ekipe më të mira në vitin 2011 janë vlerësuar sa vijon: KV Shkëndija – Tetovë, KF Shkëndija - Tetovë, Moto Kros Klubi “Sharri”- Tetovë, KF Renova - juniorët, KA Liria Saraj, KF SEE Universiteti (futsal), Kajak klubi Radika- Dibër dhe KA Studenti Tetovë.
Në konkurrencën e trajnerëve komisioni ka vlerësuar pesë më të mirë dhe atë : Durim Luma volejboll, Qatip Osmani futboll, Rrahman Alija atletik, Alim Hajredini dhe Arlind Huseini karate si dhe Jeton Beqiri futboll.
Në kategorinë e vajzave në konkurrencë për epitetin sportiste e vitit në bazë të propozimeve të arritura por edhe në bazë të rezultateve komisioni ka vlerësuar se futbollistja Gentiana Roçi është bartëse në mes in e 10 më të mirave dhe më pas janë : Valbona Selimi - atletik, Drenushe Merko karate, Shyrete Brahimi – futboll, Drilona Biçaku - karate, Drita Islami - atletik, Enisa Rushiti – volejboll, Sermedije Latifova atletik, Fitore Kurtishi – atletik, Florida Xhemaili - volejboll
Në manifestimin kulturo sportiv komisioni ka vlerësuar edhe shpresat e sportit shqiptar si: Shaban Murtishi karate, Besart Lleshi kajak Radika - Dibër, Besim Luma volejboll, Pajtim Selimi atletik, Isnik Alimi futbollist , Rufat Ismaili mundës dhe Albin Rufati atletik.
Gentiana Roçi futbolliste
Në mesin e atyre që ndajnë drejtësinë në arenat sportive kësaj radhe komisioni ka veçuar Nuredin Misini refer i karatesë me renome botërore, Faton Mustafa refer ndërkombëtar i futbollit dhe Nasuf Latifi refer kategorisë së parë
Në mesin e atyre që kanë dhen kontribut në zhvillimin dhe afirmimin e sportit janë Qani Sulejmani , Besnik Murati, Samet Rasimi , Zejdi Saliju, Nexhat Aliu si dhe tre veprimtar të sportit që veprojnë në Austri, si Halil Jashari, Mexhit Bislimi dhe Ridvan Limani të gjithë nga Kumanovë
Pos këtyre që u përmendën komisioni ka ndarë mirënjohje post mortum për ata ët cilët kanë lënë gjurmë në afirmimin e sportit gjatë viteve, pastaj ka vlerësuar edhe disa talent të sporteve të ndryshme, gazetarë sportiv si dhe do të ndanë mirënjohje për të gjitha mediumet që sadopak japin kontribut në ngritjen e cilësisë dhe afirmimin e sportit. Organizator teknik është SHKA “Studenti” me mbështetjen e materiale të Komunave të Tetovës dhe Gostivarit si dhe Ligën Shqiptare të Futbollit në Austri. Për të gjithë të nominuarit organizatori do të ndanë shpërblme adekuate.