Opozita shqiptare ka injoruar mbledhjen komemorative si dhe tė gjitha ceremonitė mortore tė Presidentit tė parė tė Maqedonisė Kiro Gligorovi. Sipas tyre ky njeri nuk meriton asnjė nderim, pasi jo vetėm qė nuk ka bėrė asgjė pėr shqiptarėt, por pėrkundrazi ka qenė ekzekutuesi i politikave tė Millosheviqit.
“Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) në lidhje me këto çështje ka pas gjithnjë qëndrime principiele. Nuk e di pse asnjë gazetar nuk ia ka parashtruar një pyetje të ngjashme partive të Kosovës se pse nuk kanë marrë pjesë në varrimin e Millosheviqit, i cili në vitin 1989, ia hoqi te drejtat kushtuese Kosovës. Në Maqedoni, të drejtat e shqiptarëve u hoqën nga Kushtetuta në vitin 1991 dhe ne ka 20 vjet që po i kërkojmë ato të drejta. Kur u aneksuan këto të drejta president ishte Kiro Gligorovi, prandaj ne nuk marrim pjesë në ceremoni të tilla”, tha për “Lajm” deputeti i PDSH-së, Ziadin Sela. Qëndrim të ngjashëm me PDSH-në ka edhe Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK). “Është një person që nuk e meriton një nder të tillë, sepse ai kur ishte president i vendit, ishte ekzekutuesi i politikave antishqiptare në Maqedoni, i koordinuar me politikat e Beogradit”, tha për “Lajm”, zëdhënësi i RDK-së, Armir Ramadani.