Edhe pas largimit tė Bubės, skuadra e Shkėndijės edhe mė tej do tė vazhdoj tė ketė talenta tė ri nė skuadėr. Njėri prej atyre ėshtė edhe Gjelbrim Taipi, i cili kėtė sezon iu bashkangjit Shkėndijės nga Tėrnoci, i Luginės sė Preshevės.
Tashmë mund të themi se Gjelbrimi është adpotuar në mjedisin e ri, dhe dita ditë është duke rritur performancën e tij, dhe mund pa problem të zëvendësoj numrin 10, i cili ditë më parë u lirua nga superylli Ferhan Hasani –Buba.
Në një intervistë eksluzive për redaksinë tonë, 19 vjeçari,nuk mund të fshehë kënaqësinë që po e përjeton në Tetovë, dhe se është shumë i lumtur në Shkëndijës. “Jamë shumë i kënaqur me skuadrën e Shkëndijës, për një kohë të shkurtë mendoj se jam adaptuar në mjedisin dhe me shokët. Gjithashtu jamë i kënaqur edhe me trajnerin Nexhat Shabanin, ku me ardhjen e tij, më ka dhënë mundësi më tepër për të treguar veten, dhe shpresoj se me kalimin e kohës, do të filloj të luaj edhe më tepër dhe të tregoj aftësitë e mia”,-deklaroi Gjelbrim Tapip, në një deklaratë të dhënë për TeLajmi.com
Gjelbrimi nuk haron as Tetovën dhe Ballistët, ku sipas tij qyteti i Tetovës është një ndër qytetet më të bukura , dhe se shoqata e tifozëve Ballistët janë tifo grupi më i mirë në të gjitha trevat. “Me ardhjen time në Tetovë , qyteti më ka lënë shumë përshtypje, lirisht mund të them se është një ndër qytetet më të bukuara, dhe për një kohë shumë të shkurtër kam arritur të adaptohem në këtë mjedis. Ndërsa sa i përket Ballistëve, ata janë më të mirët në vend, dhe ju falemenderohem për përkrahjen që ma kanë dhënë gjatë gjithë kohës, pra me një fjalë mund të them se Ballistët janë tifozët më të mirë dhe më të flaktë që kam parë dhe ndëgjuar”, - vazhdoi Taipi në deklaratën e tij. /Besir A./TeLajmi.com/