Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Pa asnjė denarė nė vend tė parė

Pa asnjė denarė nė vend tė parė

  Publikuar: 04 Janar 2012, E Merkure 17:57:57. E lexuar 628 herė
Pa asnjė denarė nė vend tė parė

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Nuk do tė thotė se nėse s’ke para dhe kushte nuk do tė arrish rezultate shumė tė mira nė sportin ku garon. Se nuk ėshtė gjithmonė kėshtu, kėtė e kanė dėshmuar kadetėt e KF Milano nga Kumanova, tė cilėt me talentin e tyre, vullnetin e madh dhe angazhimin e treguar nė fushėn e futbollit kanė fituar titullin e kampionit vjeshtor nė Superligėn e Maqedonisė pėr kadetė nė sezonin 2011/12.

“Të themi të vërtetën ky rezultat ka ardhur falë vullnetit dhe punës së fëmijëve dhe trajnerëve, të cilët nuk kanë sakrifikuar asgjë nga vetja për të arritur një sukses të tillë. Ne nuk kemi asnjë mbështetje financiare nga askush. Nuk na përkrahë as komuna, së cilës as që i shkom mendja se ekzistojmë bile si ekip. Dhe, për këtë arsye them se ky është një sukses i madh. Për ne është sukses i madh që garojmë në Superligen e Maqedonisë, nga se luajmë me ekipet elite të Maqedonisë që kanë gjendje të mirë financiare. Po garojmë vetëm e vetëm për të treguar se fubolli në Kumanovë ende është gjallë dhe se shqiptarët e këtij vendbanimi kanë talentë për këtë lloj sporti. Ku kemi luajtur kemi prezantuar qytetin e Kumanovës me dinjitet”, tha trajneri Ismet Zeqiri, ish-portier i njohur i klubeve nga Kumanova, Bashkimi e Milano, por edhe i disa skuadrave kosovare, sot professor i edukatës fizike.

Kadetët e Milanos prej 15 ndeshjeve të zhvilluara kanë arritur 12 fitore, 2 barazime, 1 humbje, duke grumbulluar 38 pikë me goldallim 49-19. Ata kanë lënë për gjashtë pikë mbrapa Rabotnickin, pastaj Metalurgun, Renovën e Shkëndijën.

“Rruga deri te titulli ishte shumë e gjatë dhe me shumë probleme, kur e dinim se kemi punë me ekipe cilësore, por në fushë çdo herë kemi dalur me synimin për të fituar dhe ia kemi arritur qëllimit”, shtoi ai.

Në radhët e kadetëve të Milanos ka disa lojtarë që meritojnë vëmendje më të madhe, siç janë: Tauland Seferi, i cili ka shënuar 14 gola në 19 ndeshje, kapiteni Mërgim Lutfiu, Egzon Beqiri, Herolind Musliu e tjerë. Për këta dhe të tjerët do të dëgjohet shumë shpejtë.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com