Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Fillojnė votimet brenda Partisė Republikane

Fillojnė votimet brenda Partisė Republikane

  Publikuar: 04 Janar 2012, E Merkure 11:46:58. E lexuar 78 herė
Fillojnė votimet brenda Partisė Republikane

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

"Fatkeqėsia e tyre nėnvizohet nga fakti se “pala tjetėr” nuk ėshtė e pėrēarė sepse ka fatin qė tė ketė vetėm njė pretendent, i cili gjithashtu nuk ka bėrė (ende) asnjė gafė apo gabim fatal si rivalėt e tij tė sakjshėm"...

Nga Ruben Avxhiu

Më 3 janar, republikanët amerikanë po fillojnë procesin e tyre të përzgjedhjes së kandidatit që do të konkurrojë me Presidentin Barack Obama në nëntor të këtij viti.

Anketimet kanë kohë që dëshmojnë për një situatë të vështirë të Presidentit Obama, kryesisht për shkak të problemeve ekonomike në vend. E megjithatë, fitorja e Republikanëve nuk është e garantuar për arsye se partia mbetet e përçarë, sidomos për shkak të puristëve ideologjikë që edhe nëse nuk përbëjnë shumicën janë padyshim segmenti që bën më shumë zhurmë, që bie më shumë në sy, që preferohet nga media dhe që si rezultat imponohet më shumë.

Puristët ideologjikë, të cilët dy vitet e fundit janë fuqizuar nga dalja e të ashtuquajturave partive të çajit, mund ta kishin fituar lehtësisht betejën për kandidatin presidencial të Partisë Republikane, por ndërsa janë të zotë të dominojnë debatin politik të të djathtës, ata nuk kanë ditur nga ana tjetër të zgjedhin kandidatë të përshtatshëm.

Në vend të një heroi të ditës që do ta çonte vullnetin e tyre në Shtëpinë e Bardhë, puristët ideologjikë kanë ngecur me një numër pretendentësh që po shquhen më shumë për gafa, injorancë e për gabime taktike sesa për aftësi drejtuese e organizative.

Fatkeqësia e tyre nënvizohet nga fakti se “pala tjetër” nuk është e përçarë sepse ka fatin që të ketë vetëm një pretendent, i cili gjithashtu nuk ka bërë (ende) asnjë gafë apo gabim fatal si rivalët e tij të sakjshëm.

Mitt Romney mbështetet nga ata republikanët, që ndonëse janë konservatorë, janë njerëz praktikë që e kuptojnë artin e kompromisit dhe që janë të ndërgjegjshëm se fitorja në zgjedhjet presidenciale të nëntorit përcaktohet nga zgjedhësit e pavarur. Ata druhen se duke dërguar një ideology të të djathtës që të konkurrojë me Obama-n, Republikanët do të trembin votuesin e paanshëm duke ia “falur” fitoren Presidentit demokrat.

Edhe puristët e Partive të Çajit e kuptojnë këtë, mirëpo, ata argumentojnë se beteja e nëntorit nuk do ia vlejë nëse ajo bëhet për të zgjedhur një RINO (Republican in name only – Republikan vetëm sa për emër). Ata thonë se kur ishte guvernator në Massachusetts, Romney ka udhëhequr si më shumë si Demokrat sesa si Republikan duke aprovuar ndër të tjera një sistem shtetëror shëndetësie që ka shërbyer si model për atë që po zyrtarizon në SHBA Presidenti Obama. Ky akt që ata e shohin si një hap drejt vendosjes së “socializmit” në vend, përbën një mëkat të pafalshëm në biografinë e kandidatit Romney.

Romney gjatë fushatës së tij të vitit 2008 si dhe në fushatën e këtyre muajve të fundit ka braktisur, kundërshtuar e mohuar të gjitha pikëpamjet e tij të dikurshme, po kjo vetëm s aka shtuar dyshimin tek puristët se ai është një politikan i pabesueshëm që ndryshon pikëpamjet sipas interest personal.

Të martën, do të jetë prova e parë që do të tregojë nëse kampi anti-Romney do të nxjerrë dot ndonjë kandidat për të qenë apo do të shpërbëhet nga konkurrenca mes minirivalëve. Një anketim i zbuluar natën e Vitit të Ri nga gazeta kryesore e shtetit Ioëa, “Des Moine Register”, Romney kryesonte me 24%. Ndjekësi i tij kryesor nuk ishte më Newt Gingrich. Përkundrazi një emër tjetër, që rrallë merret seriozisht nga makina elektorale republikane ishte në vend të dytë me 22%. Ron Paul. i vetmi izolacionist në klasën republikane të kandidatëve për zgjedhjet e nëntorit 2012. Kongresisti Paul (Pol) kërkon që të mbyllë bazat ushtarake amerikane, të tërhiqet nga angazhimet nëpër botë, ku sipas tij Amerika po sakrifikon miliarda dollar dhe shumë jetë njerëzish. Këto angazhime sipas tij janë të panevojshme. Amerika nuk e ka për detyrë që të mbrojë sigurinë në botë. Vendet e tjera nëse duan më shumë siguri le të çohen e ta sigurojnë vetë. Ai madje nuk përjashton as Kosovën dhe Izraelin nga kjo tërheqje.

Në vend të tretë në anketimin e Des Moines Register ishte surpriza e fundit e garës republikane. Rick Santorum me 15%. Edhe ky është nënvleftësuar gjatë gjithë kohës nga media dhe analistët. Mirëpo, fuqia e tij në shtetin Ioëa po rritet në ditët e fundit, ashtu si ata vrapuesit stgrategjikë të garave të gjata që nuk i vë re njeri gjatë garës përveçse kur në hapat e fundit të saj sprintojnë me një energji që askush nuk besonte se do ta kishin.

Rick Santorum, një ish-kongresist nga Pennsylvania po fiton pikë pikërisht nga mosvëmendja e medias. Ai është i vetmi nga shtatë kandidatët që ka shkuar në të 99 komunat e shtetit të Ioëa-s. Ai po dëshmon një talent të rrallë në politikë, kur dobësitë kthehen në avantazhe. Santorum nuk ka shkëlqimin e kandidatëve të tjerë dhe ky po bëhet çelësi i suksesit të tij.

Të mos harrojmë se shumë nga këto “xhepa” të shtetit Ioëa, në zemër të Amerikës, janë të populluara me klasë punëtore që po humbet vendet e punës, me njerëz të zakonshëm që e kalojnë të dielën në kishë apo në klubin fshatit, që i shihin me dyshim politikanët e mëdhenj nga qytete të mëdha që vijnë me një battalion me këshilltarë e sekretarë.

Rick Santorum udhëton vetëm me një këshilltar të tij që është vendali, si dhe me të birin, adoleshent. Ai vishet thjesht dhe i pëlqen të tregojë për babain e tij minator, për nënën e tij emigrante italiane, për mullinjtë e qytezave të Pennsylvania-s ku u rrit që mbylleshin nga dita në ditë për shkak të konkurrencës nga jashtë.

Newt Gingrich nuk ngurron të paraqitet si “intelektuali” mes kandidatëve republikanë dhe mburret se ka shkruar 28 libra. Santorum është kapur pas kësaj. “Unë vetëm një libër kam shkruar dhe nuk pati ndonjë sukses. Titullohet ‘Nevojitet një familje’ [për t’ia dalë mbanë]”, tregon ai dhe njerëzit e thjeshtë në Ioëa ndjehen më të afërt me të sesa me kandidatin Gingrich.

Santorum nuk fal as rivalin Ron Paul. “Ai do që të mbyllim dyert e të ngujohemi. Po kujt t’ia lëmë botën? KInezëve? Rusëve? Iranianëve?” Fjalët e tij dëgjohen me vëmendje.

Analistët me siguri do ta shohin këtë ngjitje të Santorumit në zgjedhje si fllucka e rradhës. Sapo të dalë nga Ioëa, pozat e tij prej njeriu të thjeshtë nuk do të kenë më të njëjtin efekt. Mirëpo, kampi i tij i fushatës shpreson që një sukses në Ioëa do të sjlleë automatikisht një rezultat më të mirë në New Hampshire (do të ketë dy debate mes dy votimeve) dhe e treat në radhë është South Carolina ku konservatorët janë me shumicë. Nëse Santorum mbijeton në tre betejat e para ai do të ketë mundësi që mesazhin e tij ta lëshojë në rang kombëtar.

Ndërkohë Newt Gingrich vazhdon të bjerë me shpejtësi. Kongresistja Michelle Bachmann po vrapon që të bëhet e dyta kandidate që i viziton të 99 komunat, ndërkohë që më në fund po fillon të luajë kartën e gruas. Si e vetmja grua në garë ajo po u bën thirrje ndonëse disi me vonesë grave republikane që të votojnë për një “Grua të Hekurt” në Shtëpinë e Bardhë.

Për fatin e saj të keq, në ditën e fundit të vitit, ajo mori një “dhuratë” të hidhur për Vitin e Ri. Udhëheqësi i fushatës së saj për shtetin e Ioëa-s deklaroi publikisht se do të votonte për kongresistin Ron Paul. Ishte një goditje fatale për kandidaten që sipas anketimit të natës së Vitit të Ri ka vetëm 7% mbështetje. Disa thirrje janë bërë haptas që ajo të largohet nga gara dhe të mos përçajë më votën konservatore.

Pas kaq muajsh anketimesh e hamendjesh, sot republikanët amerikanë do të japin rezultatet e para të vërteta e konkrete. Sot, do të fillojë zgjidhja e dilemës republikane se me kë duhet të përfaqësohen në nëntor në zgjedhjet presidenciale për të mos i lejuar Presidentit Obama një mandat të dytë. E gjithë Amerika politike është duke i ndjekur votimet e para në pritje të rezultatit. E duke pasur parasysh rëndësinë e kreut të Shtëpisë së Bardhë për zhvillimet mbarëbotërore, mund të thuhet pa frikë se kudo në botë ka një interes për të votat e para amerikane, që për ironi po hidhen në shumë qendra aq lokale e periferike e aq të shkëputura nga bota.

(Ruben Avxhiu është kryeredaktor i gazetës “Illyria” në New York, SHBA)



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com