Tentonin tė hynin nė mėnyrė abuzive nė njė kapanon kur u pikasėn nga policia, por pavarėsisht kėsaj nuk u ndaluan por i sulmuan dhe filluan ti grabisnin edhe forcat e rendit.
Bëhet fjalë për tre shqiptarë ku në mesin e tyre ishte edhe një minoren.
Siç raporton agjencia e lajmeve NOA.al, nga hetimet për sulmin dhe dëmin ndaj dy policëve që në atë momentin e dhunimit ishin duke patrulluar, u ndaluan tre shqiptarët që qëndronin në Itali pa leje qëndrimi, por të akuzuar për grabitje e dhunë ndaj qytetarëve të policisë.
Mësohet se të ndaluarit janë Spartak Uku 27 vjeç, Bledar Jorgo 21 vjeç dhe 16 vjeçari me iniciale J.M.
Sakaq nga hetimet e karabinierëve që kishin nisur disa kohë më parë, rezultuan të bazuara gjithë dyshimet e ngritura ndaj tre shqiptarëve.
Veçanërisht mbrëmjen e 1 janarit të 2012, njëri nga dy policët pikasi praninë e një elementi të dyshimtë teksa po tentonte të hynte brenda një kapanoni ku ishin grumbulluar materiale ndërtimi, ndërsa brenda saj ndodheshin edhe dy djem të tjerë të cilët nisën të godasin policin me shqelma e grushte.
Sakaq polici tjetër i cili ndodhej vetëm pak metra më larg dëgjoi ulërimat e kolegut dhe u drejtua për ta ndihmuar dhe shpëtuar nga duart e shqiptarëve, por edhe ai u rrah, sulmua madje dhe iu grabit portofoli dhe një varëse floriri që mbante me vete.
Menjëherë pas sulmit tre banditët u larguan nga vendngjarja, por falë dëshmive të dy policëve të cilët u dërguan për mjekim në spital, tre shiptarët u ndaluan në zonën e Portico di Caserta.