Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Makolli: Kik-boksierėt e Kosovės do ta kenė fjalėn kryesor nė arenėn ndėrkombėtare

Makolli: Kik-boksierėt e Kosovės do ta kenė fjalėn kryesor nė arenėn ndėrkombėtare

  Publikuar: 03 Janar 2012, e Marte 18:14:17. E lexuar 110 herė
Makolli: Kik-boksierėt e Kosovės do ta kenė fjalėn kryesor nė arenėn ndėrkombėtare

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Presidenti i Federatės sė Kik-boksit tė Kosovės, Fatmir Makolli gjatė njė intervistė pėr Kosovapress, ka thėnė se ėshtė i kėnaqur mė rezultatet qė kanė arritur kik-boksierėt e Kosovės nė vitin 2011.

Sipas tij, garuesi Yll Maliqi ka qenë sportisti më i mirë në vitin që lamë pas. Ai ka kritikuar Kuvendin komunal të Prishtinës, për injorimin që është bërë ndaj Maliqit, i cili ka fituar titullin e kampionit të botës në Karlsruhe të Gjermanisë. Makolli premton suksese edhe më të mëdha në vitin që po hyjmë. Sipas tij, vdekja e kampionit të botës, Besim Kabashit, ka qenë goditje e rëndë jo vetëm për sportin, por për gjithë Kosovën.

Kosovapress: Cilat janë të arriturat e kik-boksit të Kosovës në vitin 2011?

Makolli: Federata e kik-boksit e Kosovës edhe këtë vit e ka pasur shumë të ngjeshur orarin e garave, pasi që Federata e Kik-boksit e Kosovës është e pranuar, madje është një nga federata e para që është pranuar në federatën ndërkombëtare te kik-boksit. Ne kemi arritur rezultatet mjaft të mira në këtë vit. Fillimisht ishim pjesë te turneut ndërkombëtar që u mbajt në Gjermani, ku garuesi ynë Yll Maliqi ka fituar medaljen e artë. Ndërkohë ne ishim edhe pjesë e kampionatit botëror të mbajtur në Karlsruhe të Gjermani. Në këtë evenimente të madh sportive kemi fituar medalje të artë. Yll Maliqi doli të jetë kampion, por arritëm që të fitojmë edhe medalje të argjendta. Ne kemi fituar edhe medalje të tjera në turnet e ndryshëm ndërkombëtar. Gjithsesi se unë jam i kënaqur më rezultatet që kemi arritur. Por ajo që më shqetëson është fakti se ne po nën vlerësohemi në Kosovë. Jam i brengosur në këtë drejtim, sepse pak ditë më parë Kuvendi komunal i Prishtinës kur bëri shpalljen e dhjetë sportistëve më të mirë të vitit, ne u injoruam. Jam i bindur se kik-boksieri ynë, Yll Maliqi, jo vetëm që e ka merituar të shpallet sportist më i mirë vitit në Prishtinë, por ka merituar epitetin e sportistit më të mirë në Kosovë, sepse në këtë vit ai ka prekur majat e kik-boksit të botës. Realisht nuk kam asgjë kundër asnjë sportisti që ishin në mesin e më të mirëve në zgjedhjen që bëri Kuvendi komunal të Prishtinës, por duhet shikuar statistikat e këtij viti, sepse asnjë sportist në Kosovë, nuk ka arritur më shumë se Yll Maliqi, i cili ka rrëmbyer titullin e kampionit të botës në kik-boks.

Kosovapress: Cilat janë objektivat e juaj në vitin 2012?

Makolli: Në vitin 2012, ne do të vazhdojmë punën tonë intensive në mënyrë që të arrijmë rezultatet edhe më të mira në arenën kombëtar dhe ndërkombëtare. Ne kemi marr pjesë në shumë gara ndërkombëtare, dhe synimi ynë është që edhe në vitin që po hyjmë të vazhdojmë që Kosovës t’i sjellim edhe shumë medalje tjera. Jam i bindur se në vitin 2012, nga kik-boksi do të dalin edhe kampionët tjerë si Yll Maliqi. Sportistet e Kosovës në vitin 2012, do të kenë një motiv më të madh, sepse me ligjin për sport që besoj se shumë shpejt do të hyn në fuqi sportistet që arrijnë sukses do të shpërblehen. Kik-boksi është sport shumë atraktiv. Është sport i rëndë, duhet shumë punë për të arritur suksesin e dëshiruar. Jam i bindur se kik-boksierët tonë do të vazhdojnë të përgatitet edhe më mirë, në mënyrë që ne kemi fjalën tonë në këtë sport në garat ndërkombëtare.

Kosovapress: Sa do të ndihet në sportin e kik-boksit vdekja e kampionit të botës, Besim Kabashit?

Makolli: Vdekja e kik-bokserit tonë të madh Besim Kabashit, ka qenë goditje e rëndë jo vetëm për sportin e kik-boksit, por edhe për Kosovën, sepse Besimi ishte një kampion i madh. Ai më sukseset e arritura në arenën ndërkombëtar na ka bërë të ndihemi krenar të gjithëve./Intervistoi: Fatmir Bytyçi/



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com