Gjermania dhe Italia qė nė fillimin e kėtij viti kanė hapur tregun e vet tė punės pėr bullgarė dhe rumunė, njoftohet nė Sofje.
Gjermania që nga 1 janari 2012 ua ka mundësuar bullgarëve dhe rumunëve që të punojnë në lëmin e bujqësisë deri në 6 muaj pa asnjë leje pune. Ndërsa deri tash ata këtë e kishin të lejuar deri në 55 ditë.
Në sektorët e tjerë bullgarët dhe rumunët do të lejohen të punojnë me leje speciale, e cila do të jetë e domosdoshme deri më 2014, kur periudha kalimtare për qytetarët bullgarë dhe rumunë.
Ministria e Punës dhe e Çështjeve Sociale e Bulgarisë ka njoftuar se ka marrë një letër nga Roma, me të cilën njoftohet se ky shtet do hap tregun e punës për bullgarë dhe rumunë.
Ndërkohë, Britania e Madhe, Irlanda dhe Holanda kanë thënë se tregu i tyre i punës do të mbetet i mbyllur punëtorët bullgarë
Bullgaria dhe Rumunia janë anëtarësuar në BE me 1 janar të vitit 2007.