Persona tė panjohur kanė hedhur nė det bustin e Franjo Tugjmanit, ish-presidentit tė parė tė Kroacisė pas ēlirimit dhe pavarėsimit tė saj, qė mė parė e kishin shkulur nga parku pėrkujtimor nė vendbanimin bregdetar Tribunj, nė rrethinat e qytetit Shibenik.
Në ndërkohë busti është nxjerrë nga deti, por me dëmtime të vogla. Menjëherë pas kësaj busti është kthyer në vendin e mëparshëm në park, raportojnë mediet kroate.
Komuna e Tribunjit dhe policia do të bëjnë kallëzim penal ndaj kryesit të këtij akti, që ka ndodhur natën e 31 janarit.
Shoqatat e luftëtarëve kërkuan nga institucionet kompetente që të gjykojnë këtë akt, t’i gjejnë kryesit e veprës dhe t’i ndëshkojnë fuqishëm ata.