Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Qatip Osmani: Mirėnjohja ėshtė meritė e tė gjithėve

Qatip Osmani: Mirėnjohja ėshtė meritė e tė gjithėve

  Publikuar: 03 Janar 2012, e Marte 15:48:44. E lexuar 467 herė
Qatip Osmani: Mirėnjohja ėshtė meritė e tė gjithėve

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Kreu i Federatės sė Futbollit tė Maqedonisė nė mbledhjen e vetė mbajti nė Tetovė, pos tjerash solli vendim me tė cilėn zyrtarisht u shpallėn mė tė mirėt nė futbollin e Maqedonisė.

Epiteti trajner më i mire në kampionatin vendor i ka takuar legjendës së gjallë të në skuadrën “kuqezi” Qatip Osmani, i cili ishte në kreun e skuadrës tetovare nga Liga e dytë e deri në Ligën e pare. Ishte arsyeja për të vizituar Qatip Osmanin në vendlindjen e tij në fshatin Pirok, ku edhe zhvilluam një bisedë të shkurtër me ish trajnerin e Shkëndijës.

Fillimisht legjenda e gjallë e Shkëndijës për epitetin trajner të vitit gazetës FAKTI, tha:”Sigurisht se është një mirënjohje shumë e vlefshme, dhe për këtë jam tepër i gëzueshëm, meqë është diçka që shumica e trajnerëve do ta dëshironin ta kenë. Por unë dua të them se mirënjohja ka ardhur si fryt i punës së palodhshme të të gjithëve që kemi punuar në ekip , duke u nisur nga asistentët e mi me bashkërisht kemi punuara, pastaj drejtuesit e klubit si dhe anëtarët tjerë të stafit tonë teknik si mjekët, po pse jo edhe ekonomi i klubit. Pra mirënjohja është meritë e të gjithë këtyre që i përmenda normalisht edhe futbollistët të cilët janë aktorët kryesor të lojës së futbollit”.

Pyetjes se cilat janë planet e Qatip Osmanit sa i përket angazhimit të tij në ndonjë ekip ku do të vazhdonte të punojë në profesionin e tij. “Siç e dini unë aktualisht nuk jam i angazhuar në asnjë klub. Por dua të them se ka oferta nga disa klube nga kampionati vendor, por edhe klube nga jashtë. Unë me këtë rast nuk dua të spekulojë me emrat e ekipeve që më ofrojnë bashkëpunim, por një është e sigurt se bëhet fjalë për ekipe serioze. Nuk dëshirojë që të sjellë vendim pa marrëveshje të detajuar pa marrë para sysh se për cilin ekip bëhet fjalë” tha ai.

Pyetjes se sa janë të vërteta pohimet se keni oferta edhe nga ekipet nga kampionati shqiptar, trajneri Qatip Osmani tha:”Duhet të shqyrtohen ofertat, duhet ato ti analizojmë dhe në fund. Do të sjell vendim varësisht nga serioziteti i tyre”.

Qatip Osmani edhe pse prej para tre muajve është larg Shkëndijës, por ai edhe sot e kësaj dite thotë se këtë skuadër ai gjithmonë e mbanë në zemër duke ditur se ai pikërisht me këtë ekip ka arritur të gjithë ato të arritura që mund të arrin një sportist. Dhe pikërisht për këtë ai tha:“Ekipit tim që është thellë në shpirtin tim edhe në këtë kampionat i dëshirojë të arrin sukseset më mëdha të mundshmet. Ky klub është aty ku unë kam kaluar momentet më të mira të karrierës sime si sportist. Është klub ku së bashku kemi ndarë të mirën e të keqen. Thjeshtë jam shumë i lidhur për këtë klube dhe gjithmonë do të doja të gjendet në mesin e më të mirëve jo vetëm në kampionatin e vendor por edhe më gjerë. Shkëndija ka të gjitha ato tipare e një klubi të madh”

Trajneri më i suksesshëm i ekipit Shkëndija duke shfrytëzuar praninë e gazetës Fakti, shfrytëzoj rastin që të përshëndes dhe të gjithë lexuesit e kësaj gazete adhurues të klubit të futbollit Shkëndija dhe të gjithë sportistëve që në vitin e ardhshëm të arrin suksese shumë më të mëdha:“ Shfrytëzoj rastin që të gjithë sportistëve në vitin e ri së pari të kenë shëndet që është një segment shumë i rëndësishëm për çdo sportist, por ata duhet të punojnë dhe vetëm të punojnë pasi vetëm me punë mund të arrijnë të realizojnë qëllimet e veta. Sporti është një lëmi që do kohë dhe punë për të arritur sukses”.Në fund duhet të theksojmë se Qatip Osmani i cili me Shkëndijën shënoi rezultate kulmore duke fituar titullin e kampionit dhe super kupën republikane që në vitin 2011 përherë të parë u organizua, u bë edhe trajneri i parë shqiptar që fiton këtë epitet.

Shaban Sinani



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com