Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Javė kritike pėr emigrantėt shqiptarė pa letra tė rregullta nė SHBA

Javė kritike pėr emigrantėt shqiptarė pa letra tė rregullta nė SHBA

  Publikuar: 02 Janar 2012, E Hene 19:42:25. E lexuar 131 herė
Javė kritike pėr emigrantėt shqiptarė pa letra tė rregullta nė SHBA

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Dy javėt e para tė muajit janar qė sapo ka hyrė, konsiderohen si kritike pėr ata emigrantė mes tyre shumė shqiptarė, tė cilėt gjenden nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės dhe janė nė afate jashtė qėndrimit tė ligjshėm, afrimit tė kohės sė skadimit apo letrave jo tė plota pėr qėndrim tė ligjshėm nė Amerikė.

Debate mes qeverisjes federale dhe lokale

Qeveria amerikane po shqyrton urdhrat për riatdhesimin e mijëra emigrantëve të paligjshëm në dy qytete, në një kohë debatesh të ashpra për këtë çështje në nivelet e qeverisjes federale dhe lokale.

Vitin e kaluar fiskal, 396 mijë emigrantë të paligjshëm, një numër rekord, u dëbuan nga Shtetet e Bashkuara. Kurse aktualisht, 300 mijë raste të ngjashme janë ende të pazgjidhura. Mes tyre një numër i konsiderueshëm janë shtetas shqiptarë të Shqipërisë dhe më pak, edhe nga Kosova.

Republikani i Dhomës së Delegatëve të Merilendit, Pat McDonough, pohon se ky vendim është në fuqi deri në mes të janarit 2012. Z. McDonough e konsideron si eksperiment të papranueshëm këtë që po ndodh me emigrantët.

Nga ana tjetër, aktivistët pro emigrantëve janë ankuar se shumë emigrantë që kanë probleme me letrat po konsiderohen të paligjshëm dhe po dëbohen, në një përpjekje të nxituar të agjencisë për të përmirësuar statistikat dhe për të marrë më shumë fonde.

Dy qytete po dalin jashtë skemës

Qyteti port i Baltimorës në Marilend është një nga dy qytetet ku autoritetet federale të emigracionit po përpiqen të identifikojnë mënyra të reja për t’u bërë ballë numrit të madh të çështjeve lidhur me urdhrat e depërtimit (riatdhesimit të detyruar). Qyteti tjetër është Denver i Kolorados. Në të dyja vendet, emigrantët e paligjshëm që nuk kanë kryer krime të dhunshme mund të lejohen të qëndrojnë, ndërsa çështjet e emigrantëve të paligjshëm që kanë kryer krime serioze, po përshpejtohen.

Rishikimi vjen në një kohë kur ligjvënësit në gjithnjë e më shumë shtete amerikane po miratojnë ligje të rrepta kundër emigracionit.

Baltimora është kthyer në atë që ai e quan “qytet amnistie”, - thotë z. McDonough. “Kjo metodë është si magnet dhe nxitje për ata që qëndrojnë në vend ilegalisht, që të dynden në masë në Baltimorë. Një gjë e tillë ka pasoja”, - deklaroi McDonough.

Ai thotë se pasojat përfshijnë rritjen e kostos për shërbimet e përkthimit, rritjen e ngarkesës për dhomat e urgjencës që duhet të mjekojnë emigrantët e paligjshëm pa sigurime shëndetësore, papunësi më të lartë mes banorëve me dokumente të rregullta dhe kërcënime ndaj sigurisë publike.

Mary Giovagnoli, drejtore e Qendrës për Politikat e Imigracionit në Uashington, duke folur me radion Zëri i Amerikës, thotë: “Një reformë madhore do të ishte e ngatërruar dhe si çdo çështje madhore sociale, nuk e zgjidh dot menjëherë. Në këtë kuptim nuk është shumë ndryshe nga lëvizja e të drejtave civile, apo ajo për të drejtën e votës, apo çështje të tjera për të cilat u deshën vite të tëra për t’u zgjidhur sepse po përpjekjet bëhen që njëkohësisht të ndryshohen ligjet, por edhe mënyrën e të menduarit”.

Por qeveria federale po bën qëndresë edhe në këtë drejtim, duke përdorur sfida në sistemin gjyqësor dhe duke thënë se ka autoritet ekzekutiv për sistemin e emigracionit.

Ka pasur gjithashtu edhe protesta nga ata që janë në favor të një numri më të vogël deportimesh.

Emigrantët e paligjshëm përballen me masa të reja të rrepta

Në shtete si Alabama, udhëheqësit e të drejtave civile kohët e fundit marshuan për të protestuar ndaj ndarjes së familjeve, pasi ditët e fundit emigrantë të paligjshëm janë kthyer mbrapsht, duke u ndarë nga fëmijët e tyre që janë qytetarë amerikanë.

Aktivistë në qytete të tjera si Iowa, po bëjnë edhe më shumë, duke kërkuar që ta bëjnë këtë qytet universitar të parin në shtetin e Iowas që të jetë si strehë për të mbrojtur emigrantët e paligjshëm nga ligji federal për emigracionin.

Mbi 30 qytete në Shtetet e Bashkuara kanë ndjekur këtë rrugë, ku disa i ndalojnë zyrtarët që të pyesin për statusin e tyre të emigracionit. Aktivistët thonë se kështu kursehen fondet e qytetit, duke forcuar njëkohësisht ndjenjën e komunitetit, qëndrime që kundërshtarët e palëkundur të emigracionit të paligjshëm mendojnë se janë indinjuese.

Sakaq, Agjencia Amerikane e Emigracionit dhe Doganave tha se nuk po bën më asnjë intervistë për shqyrtimin e rasteve të emigracionit.

Në një njoftim me email, agjencia shprehet se po përpiqet që t’i përqendrojë burimet e imigracionit në shqyrtimin e atyre që janë paditur për vepra penale, ata që kanë kaluar kufirin dhe ata që i konsideron shkelës të rëndë të ligjit.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com