Festime madhėshtore kanė shoqėruar natėn e ndėrrimit tė viteve nė tė gjithė botėn, spektakle fishekzjarrėsh kanė ndezur atmosferėn pėr miliona njerėz qė kanė pritur 2012 nė sheshet mė tė famshme tė globit. Mijėra njerėz pėrshėndetėn ardhjen e vitit tė ri nė Zelandėn e Re, atje ku vitet ndėrrohen sė pari. Ndėrtesa mė e lartė e Skaj Touver dha spektaklin e parė.
Ouklend është qyteti i parë i madh në botë ku vjen viti i ri. Kulla Eifel në Paris shkëlqeu si gjithmonë në festimet e Viti të ri. Parizienët dhe turistë të shumtë kishin mbushur sheshet, pavarësisht motit me shi. Londra e përshëndeti ardhjen e 2012 me një spektakël marramendës fishekzjarrësh, në London Aj. E gjitha kjo pasi Big Beni shënoi mesnatën, një nga shfaqjet më të bukura në vitet e fundit. Një pritje madhështore i dhuruan 2012 njujorkezët në Tajme Skuer, edhe pse nën masa të forta sigurie. Nju Jorku i dha lamtumirën një viti të trishtuar që shënoi 10 vjetorin e sulmeve të 11 shtatorit. Fishekzjarrët mbushën qiellin në mesnatë, ndërsa karamele ranë mbi festuesit në Midtoën Menheten Skuer ndërkohë që sfera gjigante e kristaltë u rrokullis në minutën e fundit të 2011, një traditë që zgjat prej 1907-ës. Festime madhështore janë zhvilluar edhe në kryeqytete të tjera të botës, në Moskë, Pekin, apo qytete si Shangai apo Las Vegas