Danimarka prej sot dhe gjatė gjashtė muajve tė ardhshėm do ta marrė timonin e BE-sė, duke u munduar qė gjatė kėsaj periudhe tė ndėrtojė njė Evropė
inanciarisht më të përgjegjshme, më dinamike, më të gjelbëruar dhe më të sigurt, por që kriza ekonomike në Union është larg zgjidhjes, me siguri nxitja e rritjes ekonomike do të mbetet në krye të listës së Qeverisë së Kopenhagës.
"Do të punojmë shumë për përmbushjen e këtyre qëllimeve dhe presim rezultate konkrete", deklaroi ministri danez i Çështjeve Evropiane Nikollaj Vamen.
Paraqitja zyrtare e programit të saj do të jetë në fillim të vitit 2012.
Siç theksohet në raportet e Kopenhagës, Danimarka e cila nuk e ka pranuar euron, do ta marrë kryesimin e BE-së më 1 janar të vitit 2012, në kohën kur valuta e përbashkët "varet në fije të perit".
Shefi i diplomacisë daneze paralajmëroi se gjatë kryesimit të saj me BE-në zgjerimi mbetet si prioritet, sepse "kjo është e dobishme për sigurinë dhe zhvillimin e Evropës, për shkak se çon drejt zgjerimit të tregut të përbashkët dhe këmbimit tregtar nga e cila kanë dobi të gjitha shtetet".
"Zgjerimi mbetet pjesë e rëndësishme për kryesimin danez. Do të vazhdojmë negociatat me Turqinë dhe me Irlandën, do t'i fillojmë negociatat me Malin e Zi, ndërsa për ndarjen e statusit të vendit kandidat të Serbisë do të vendosim në muajin shkurt në pajtim me konkludimet e Këshillit Evropian", tha Vamen.
Danimarka konsideron se zgjerimi dhe perspektivat për anëtarësim do të kontribuojnë për përparimin e vendeve-kandidate ndaj më shumë demokraci, paqe dhe stabilitet në tërë kontinentin evropian, veçanërisht nëse dihet se për këto vende janë karakteristike "dobësia e institucioneve demokratike, probleme me pakicat dhe kontestet kufitare".
Gjatë kryesimit të fundit danez në vitin 2002, BE-ja i përfundoi negociatat me dhjetë vendet-kandidate të cilat më 1 maj të vitit 2004 u bënë anëtare e Unionit.
Në dokumentin për kryesimin danez theksohet se Maqedonia mori status të vendit-kandidat në vitin 2005, por se data për negociata ende nuk është konfirmuar. Kur bëhet fjalë për Maqedoninë, në Samitin e fundit të BE-së u mor vendimi që për fillimin e negociatave të shqyrtohet në muajin mars, gjatë kryesimit danez me BE-në.
Disa burime diplomatike vlerësojnë se BE-ja kishte fat sepse në krye të Danimarkës gjendet Qeveria e re e udhëhequr nga Hele Torning-Shmid, e cila menjëherë vendosi ndryshime në politikën e Kopenhagës ndaj Unionit. Danimarka i hoqi kontrollet kufitare të vendosura nga qeveria paraprake, për shkak se ajo ishte ekspozuar në kritika të ashpra nga ana e Gjermanisë dhe Komisionit Evropian, sepse masa e tillë ka paraqitur shkeljen e Marrëveshjes së Shengenit për lëvizje të lirë në Evropë. Në Qeveri Toring-Shmid emëroi edhe ministër për çështje evropiane, që nuk ka ndodhur në dhjetë vitet e fundit.
Në programin e kryesimit danez shihen katër prioritet të mëdha përmes së cilave Danimarka dëshiron të kontribuojë për "një Evropë më të përgjegjshme, më dinamike, të gjelbër dhe të sigurt".
Secila prej këtyre prioriteteve është thelluar, sepse politikat e BE-së janë të shumta, duke shkuar nga barazia midis burrave dhe grave, deri te politika e jashtme. Në secilën prej sferave politike janë paraparë aktivitete konkrete.
Danimarka nuk është anëtare e eurozonës, pasi në referendum në vitin 2000 me 53,2 për qind të votuesve janë prononcuar kundër vendosjes së euros. Megjithatë, kriza debitore e eurozonës do të jetë shpesh në rend dite të kryesimit të saj.
Siç paralajmëroi Vamen, Danimarka do të tentojë që ta ruajë unitetin e të gjitha vendeve-anëtare të BE-së.
Është interesante se gjatë kryesimit danez me BE-në në vitin 1993, shefi i atëhershëm i diplomacisë daneze Ufe Eleman-Jansen, duke e prezantuar programin e kryesimit të atëhershëm para eurodeputetëve në Strasburg në mënyrë të revoltuar reagoi në pengimin që Maqedonia të njihet ndërkombëtarisht. "Turpërohem në rastin me Maqedoninë dhe sjelljen e Greqisë e cila ndjehet e rrezikuar nga një vend i vogël dhe i dobët, i cili e ka solidaritetin e partnerëve të saj nga NATO-ja", tha ai atëherë.
Në kërkesën e eurodeutetëve të atëhershëm grek që të kërkojë falje, Eleman-Jasen jo vetëm që nuk kërkoi falje, por edhe në të kundërtën u përgjigj në një mënyrë edhe më të ashpër: "Bashkësia nuk mund të lihet që të jetë peng i miqve tanë grek për këtë çështje, ata nuk tregojnë solidaritet evropian".
Pothuajse njëzet vjet pas asaj ngjarje në Strasburg, situata është e ngjashme, por këtë herë Maqedonia në anën e saj e ka edhe vendimin e Gjykatës ndërkombëtare të drejtësisë nga Haga.