Viti qė lėmė pas shėnoi rėnien dhe ngritjen e shumė kėngėtarėve. Disa nga ata arritėn qė tė depėrtojnė dukshėm nė skenėn e botės muzikore shqiptare, ku me kėngėt dhe videoklipet e tyre tėrhoqėn vėmendjen e shikuesve dhe arritėn tė rrėmbejnė zemra tė shumė artdashėsve.
Ndoshta nuk janë të parët dhe as do të jenë të fundit mirëpo për momentin ata janë më të mirit nga Maqedonia. Këto janë rep grupi tetovar “kromatiX”, të cilët portali Shqipmedia.com I zgjodhi për ekskluzivitet për arritjet e tyre të mëdha në projektet e tyre muzikore këtë vit që përcjellim me shpresë që edhe në të ardhmen ti kemi në portalin tonë duke u’a prezantuar të ariturat dhe sukseset e reja.
Ata siç e dini janë Berani (Rilli) dhe Besari (GFaith) të cilët të gjithë I njohin me videoklipet e tyre tepër të suksesshme “Tetova Bardhë e Zi” dhe “Inspirimi im”, projekete këto që vulosën ngritjen e tyre profesionale dhe artistike duke bashkëpunuar me DJ të njohur si dhe produksionin “Imigrant Cinema” videoklipet e të cilës transmetohen në MTV,
Viti 2011 për hip hopin shqip ka qenë viti më i mirë në histori dhe ka fituar audience më shumë se kurrë, në vitin që vjen besojmë se hip hopi shqip do të arrij kulmin, thonë Berani dhe Besari në bisedë për Shqipmedia.
Ata thonë qe për “kromatiX” viti ardhshëm do jetë më i veçanti nga të gjithë vitet tjera, sepse kanë bërë shumë projekte të mëdha që në vitin 2012 do te realizohen.
Besari dhe Berani përndryshe janë student dhe muzikën e kanë pasion. Ata nuk na tregojnë se a janë të dashuruar ndërsa një ditë e zakonshme e tyre është e mbushur plot me obligime mësimore, me muzikë si dhe shoqërinë e tyre të cilën e kanë të mrekullueshme të cilët njëherit janë edhe fansa të tyre të çmendur. Pikërisht kjo shoqëri ka mundësuar që Beranit dhe Besarit ti bëhët një suprizë duke u parashtruar pyetje të cilët ato përgjigjen ndërsa ne nuk do të tregojmë emrat e atyre që kanë parashtruar…