Tė zgjedhurit e popullit nė pėrbėrjen e re tė Kuvendit mė gjatė kanė punuar gjatė vazhdimit tė parė tė seancės sė gjashtė mė 28 korrik tė viti 2011 e cila ka zgjatur prej orės 11:40 deri nė orėn 23:55 ose nė kontinuitet 12 orė e 15 minuta. Seanca mė e shkurtė e Parlamentit nė pėrbėrjen e re ishte e katėrmbėdhjeta e cila ka zgjatur vetėm 17 minuta.
Sipas numrit të përgjithshëm të orëve të punës, seanca më e gjatë e Kuvendit ka qenë seanca e tetë me 68 orë e 13 minuta.
Më 25 qershor të vitit 2011 u mbajt seanca konstituive e përbërjes së re parlamentare në zgjedhjet e përgjithshme që u mbajtën më 5 qershor. Kjo është përbërja e parë parlamentare nga pavarësia e Maqedonisë që numëron 123 deputet, pasi iu mundësua e drejta e votës shtetasve që jetojnë jashtë vendit.
Gjithsej deri më 29 dhjetor të vitit 2011 Kuvendi mbajti 19 seanca.
Kuvendi ka sjellë gjithsej 114 ligje prej të cilave 24 ratifikime. Janë sjellë 74 ligje në procedurë të rregullt, 34 janë në procedurë, ndërsa 16 ligje janë sjellë në procedurë të shkurtuar. Për 12 ligje ishte e nevojshme shumica e Badenterit. Ligje të cilat janë miratuar me legjislativë të Bashkimit Evropian janë 37, ndërsa gjashtë janë në procedurë.
Më shumë ligje kanë propozuar Qeveria - 110 përderisa vetëm katër ligje janë propozuar nga grupi i deputetëve.
Në periudhën prej muajit qershor deri në fund të dhjetorit të vitit 2011 janë miratuar 19 raporte për punë të institucioneve, tre plane dhe një program. Kërkesa të arsyetuara ose të miratuara për interpretime autentike të dispozitave të ligjeve janë tre, ndërsa deputetët kanë miratuar edhe një llogari të përfunduar.
Seanca e fundit kuvendore u mbajt më 29 dhjetor dhe iu dedikua pyetjeve të deputetëve.
Kjo është përbërja e shtatë e Kuvendit nga pavarësia e Republikës së Maqedonisë në vitin 1991, dhe e para që do të numëron 123 deputetë. Më se 60 për qind të parlamentarëve tani më janë deputetë me përvojë. Më së shumti deputetë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare fitoi koalicioni i udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja -56. Koalicioni i udhëhequr nga Lidhja Socialdemokratike e Maqedonisë (LSDM) ka 42 mandate, Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) - 15, Partia Demokratike Shqiptare (PDSH) - tetë dhe Rilindja Demokratike Kombëtare (RDK) - dy.