Boksieri mė i suksesshėm shqiptar nė historinė e deritashme nė boksin profesionist, Luan Krasniqi, ka vendosur pėrfundimisht ”ti varė dorėzat nė gozhdė”.
Pas shkëlqimit të tij në ring për shumë vjet radhazi, boksieri junikas me pasaportë gjermane, i ka dhënë fund karrierës së tij si profesionist. Lajmin për tërheqje Krasniqi e ka bërë nëpërmjet një letre drejtuar tifozëve të tij në faqen e tij personale në internet.
”Të dashur miq, viti 2011 po përfundon dhe mua më ofron mundësinë që të gjithëve t`iu falënderoj përzemërisht. Unë, nga sporti i boksit profesionist do të tërhiqem dhe të gjithë juve u jam mirënjohës për mbështetjen tejet të madhe të cilën e kam patur nga tifozët e mi, gjatë gjithë kohës së angazhimit tim si boksier. Në rrugëtimin tim sportiv, ju më keni dhënë kurajë dhe se simpatinë tuaj e ndiej edhe sot, përmes letrave të shumta, të cilat më arrrijnë çdo ditë. Ndaj, për këtë sport të dashur për ne, do të punoj në vazhdimësi. Përvojën time do ta vë në shërbim të këshillimit dhe mbështetjes së talentëve të rinjë. Natyrisht që si ekspert i këtij sporti, po ashtu , përmes ekraneve do të jem i angazhuar për ju. Unë do të bëj çmos që boksi të mbetet atraktiv në mënyrë që ju, të dashur adhurues të sportit të boksit, edhe në të ardhmen të përjetoni meçe interesante dhe të nivelit të lartë!
Ju faliminderit dhe mirë u pafshim, I juaji Luani”, thuhet në letrën e publikuar në faqen zyrtare të ish-kampionit të Evropës. Gjatë karrierës së tij, Luan Krasniqi, ka zhvilluar 35 meçe, duke realizuar 30 fitore, një barazim dhe katër humbje.