Presidenti Bamir Topi duke bėrė njė analizė tė ngjarjeve tė cilat u shėnuan nė vitin qė po lemė pas ėshtė shprehur se njė nga ngjarjet mė tė vėshtira tė vitit 2011 ėshtė edhe ngjarja e 21 janarit e cila sipas tij krijoi njė situatė tė vėshtirė nė vend.
Në një prononcim për Deutsche Welle Topi deklaroi se një prej arsyeve të mosmarrjes së statusit të vendit kandidat për në BE, përveç disa elementëve të tjerë që lidhen me plotësimin e rekomandimeve të Komisionit Europian, ishin edhe ngjarjet e janarit.
Sa i përket luftës kundër korrupsionit, presidenti ka shprehur konsideratë për njërëzit e ligjit por për të qenë të gjithë të barabartë para ligjit, sipas tij politikanët dhe gjyqtarët duhet të lënë imunitetin.
Ndërkohë pyetjes mbi marrëdhëniët e tij me maxhorancën, Topi u shpreh se nuk shqetësohej nga akuzat e partive politike dhe se interesohej më shumë për opinionin që kishte qytetari për Presidentin e Republikës. Sipas tij Presidenti duhet të jetë i shkëputur nga interesat partiake dhe fakti që Presidenti akuzohet në këtë linjë është tregues i korrektësisë institucionale dhe konstitucionale të Presidentit, në përmbushje të detyrimeve madhore të tij si President i Republikës.