Paraburgimi pėr tė akuzuarit nė rastin “Merimanga” tė zėvendėsohet me njė masė mė tė lehtė tė sigurisė. Kėshtu ka kėrkuar edhe njė herė LSDM opozitare sot para gjykatės nė Shkup.
Me rastin e njëvjetorit të arrestimit të Velija Ramkovskit dhe bashkëpunëtorëve të tij nga televizioni A1 dhe firmave tjera në rrugën ‘Pero Nakov’, deputetët e LSDM-së dhe simpatizuesit e tyre kërkuan nga prokuroria të tregojë më shumë humanizëm dhe masa e paraburgimit të paktën për personat e sëmurë, të zëvendësohet me masë më të lehtë. Ndërkohë në Gjykatën Themelore ‘Shkupi 1’ edhe më tej vazhdon procesi gjyqësor për të akuzuarit ne rastin “Merimanga”. Në këtë proces gjyqësor në bankën e të akuzuarve gjenden ish pronari i televizionit A1, Velija Ramkovski dhe 22 persona tjerë, të gjithë të akuzuar për pastrim parash, keqpërdorim të detyrës zyrtare si dhe fshehje të tatimit.