Show i vėrtetė gjatė seancės kuvendore ku shtroheshin pyetjet e deputetėve. Pyetjet dhe nėn-pyetjet e deputetėve tė mazhorancės, tė cilat pasoheshin me pėrgjigje tė gjata, irrituan opozitėn e cila nė shenjė revolte braktisi seancėn. Bojkoti zgjati deri nė momentin kur pėrfunduan pyetjet dhe nėn-pyetjet e deputetit Aleksandar Spasenovski nga radhėt e VMRO DPMNE-sė. Kėtė hap tė mazhorancės koordinatori i LSDM-sė Ivanovski e cilėsoi si turp.
Kjo që sot po ndodh nuk po ndodhë për herë të parë. Dhe kjo është turp, është turp. Pyetjet e deputetëve janë institut që ekzistojnë prej kur ekziston ky Kuvend dhe ata kanë për qëllim që deputetët t’i pyesin ministrat. Pyetjet e deputetëve nuk janë për të shtruar pyetje të porositura dhe përgjigje të përgatitura. Dhe, në pyetjet shtesë, paramendoni jepen përgjigje të përgatitura dhe një deputet i mazhorancës në pyetjen prej tre minutave merr përgjigje prej 20 minutash. Në një situatë të këtillë, deputeti i opozitës as që ketë gjasa të shtrojë pyetje”, deklaroi Igor Ivanovski, LSDM.
Reagoi kreu i parlamentit Veljanovski duke theksuar se të drejtën e nënpyetjeve e kanë edhe deputetët e opozitës por se praktika flet se ata asnjëherë nuk e kanë shfrytëzuar atë të drejtë.
“Zoti Ivanovski edhe deputetët e opozitës kur nuk janë të kënaqur nga përgjigjja, mund të shtrojnë pyetje plotësuese. Por, për fat, praktika e deritanishme dëshmon se brenda tre minutave që ju takojnë, ju vetëm thoni se nuk jeni të kënaqur, i thoni tezat e juaja dhe në fund thoni nuk kemi pyetje plotësuese”, tha Trajko Veljanovski, kryetar i parlamentit.
“Shumë ashpër protestoj në sjelljen tuaj, për shkak se, nuk duhet të lejojmë që të vijmë në kuvend që ta pengojmë të drejtën e deputetëve që nuk mendojnë si ne që të shtrojnë pyetje deputetësh apo pyetje plotësuese. Aq më shumë për shkak të faktit se ne e ndryshuam rregulloren e këtij Kuvendi për t’i dhënë mundësi opozitës të ketë më shumë hapësirë për të debatuar”, u shpreh Aleksandar Spasenovski,VMRO-DPMNE.
Ndryshe gjatë parashtrimit të pyetjeve deputeti i PDSH-së Imer Aliu, gjatë gjithë kohës kritikoi qëndrimin e zv/ kryeministres Arifi rreth procesit integrues të vendit. Dhe në fund i parashtroi një pyetje shumë direke kryeministrit Gruevski.
“Veç më të gjithë jemi të bindur se pa ndryshimin e emrit nuk ka integrim as në NATO dhe as në BE. Këtë po na e bëjnë me dije për çdo ditë zyrtarë prej atyre më të ulët e deri tek ata më të lartit qoftë të BE-së qoftë të NATO-së. Në këtë situatë pyetja ime është për ju zotëri kryeministër, kur do ta ndërroni emrin e Maqedonisë me qëllim që ky shtet të integrohet në BE dhe NATO?”, pyeti Imer Aliu, deputet i PDSH-së.
Ky i fundit me frazën e vjetër se ai dhe qeveria e tij bëjnë çmos për të zgjidhë çështjen e emrit por se faji i mbetet Greqisë.
“Qeveria po bën përpjekje maksimale në suaza të mundësive të saja që të gjendet një zgjidhje me të cilën do të tejkalohej çështja të cilën Greqia e hapi para 20 viteve dhe për shkak të cilës ne pengohemi në integrimet tona evropiane dhe euro-atlantike”, tha Nikolla Gruevski, kryeministër.
Ndryshe seanca e sotme filloi me 54 minuta vonesë. Deputetët dhe një pjesë e kabinetit qeveritarë ishin në sallë dhe prisnin ardhjen e kryeministrit, pa prezencën e të cilit asnjëherë nuk fillon seanca kuvendore ku shtrohen pyetjet e deputetëve.