‘Qeveria ėshtė nacionaliste dhe naziste’, me kėto fjalė lideri i Partisė Demokratike Shqiptare Menduh Thaēi e ka bėrė bilancin politik tė vitit 2011. Madje Thaēi ka deklaruar se qėndrimi i shqiptarėve rreth kontestit tė emrit, ėshtė pro-grek. Vitin qė po e lėmė pas, Thaēi e cilėsoi si vit tė ngecur, me ēka ėshtė shprehur se po tė mos intervenonin ndėrkombėtarėt, kjo qeveri do ta ēonte pas Maqedoninė.
“Unė mendoj qė ėshtė koha e fundit qė shqiptarėt hapur ta thonė qėndrimin e vetė qė ėshtė pro qėndrimit tė Greqisė.
Lufta e Gruevskit dhe maqedonasve për ta ruajtur emrin maqedonas dhe për ta lidhur trashëgiminë e territorit me identitetin kombëtarë është anti shqiptar jo anti grek. Nacionalizmi dhe nacizmi I kësaj qeverie është realisht antishqiptarë jo antigrek. Besoj që është koha e fundit që ne të themi si shqiptar se ky shtet është edhe I shqiptarëve dhe neve definitivisht na konvenon rruga e ndryshimit të emrit dhe të gjithë shqiptarët të identifikohen me emrin e ri të këtij shteti”, deklaroi Menduh Thaçi, kryetar I PDSH-së.
Kreu i PDSH-së Menduh Thaçi, gjithashtu e ka cilësuar si hipokrizi të radhës të Ali Ahmetit formimin e këshillit për festën e 100 vjetorit të ditës së pavarësisë, ndërsa rektorin e UEJL-së Zamir Dikën e ka quajtur hipokrit, që ka marrë pjesë në këtë takim.
“Ky këshill ishte një lukuni e vjetër e Ali Ahmetit, një hipokrizi e vjetër me një hipokrit të ri Zamir Dikën rektorin e UEJL-së që bën pjesë në këtë lukoni. E para, unë njoh vetëm një këshill për organizimin e njëqind vjetorit të pavarësisë dhe flamurit është këshilli I qeverisë shqiptare ku kryetar është Edmond Haxhinasto”, u shpreh Menduh Thaçi, kryetar I PDSH-së
Njëjtë sikurse edhe vitin e kaluar Thaçi, ka paralajmëruar që kjo qeveri së shpejti do të bjerë, por se është çështje kohe se kur do të ndodh një gjë e tillë.