Akademitė e skuadrave tė kampionatit italian kanė nė pėrbėrjen e tyre shumė futbollistė shqiptarė. Pėr momentin, talentet mė tė pėrmendur nga specialistėt e futbollit nė Itali janė lojtarėt 18 vjeēarė tė Empolit, mbrojtėsi Elseid Hysaj dhe mesfushori Elvis Kabashi. Pėr ta ka patur interesim tė vazhdueshėm nga klubet mė tė njohura italiane qė i mbajnė nėn vėzhgim ndėrsa pritet qė sė shpejti tė jenė titullarė nė radhėt e skuadrės qė militon nė Serinė B.
Mbrojtësi Hysaj, i aktivizuar edhe me kombëtaren U-17 të Shqipërisë, shihet nga drejtuesit e Empolit si një prej futbollistëve më premtues të akademisë. Jo rastësisht, ai tani është tani pjesë e ekipit të parë të kësaj skuadre dhe ka qenë shpesh në stolin e rezervave në Serinë B.
Debutimi i tij me ekipin e parë ka ardhur në ndeshjen e Kupës së Italisë ku luajti për 90 minuta si titullar ndaj Fiorentinës duke bërë një paraqitje të kënaqshme. Për lojtarin ka patur oferta nga skuadra të rëndësishme në Itali, mes të cilave edhe Lacio, por deri tani, Empoli ka refuzuar çdo ofertë pasi sheh te ai një lojtar me të ardhme.
Ndërkohë, mesfushori Kabashi është bërë pjesë e ekipit të rinjve vetëm gjatë këtij sezoni. Për të, gjatë ditëve të fundit është folur për një interesim nga ana e Juventusit por presidenti i skuadrës toskane nuk e ka konfirmuar një gjë të tillë. Megjithatë, ai ka saktësuar se për Kabashin ka interesim nga disa prej klubeve më të njohura në Itali.
“E dimë që lojtari ndiqet nga klube të një rëndësie të veçantë. Ne, te Empoli, nuk jemi mësuar të shesim lojtarë kaq të rinj, pasi zakonisht i aktivizojmë për një sezon me ekipin e parë. Kabashi është i ri por mund t’i jepet mundësia të debutojë në Serinë B këtë sezon”, ishin fjalët e Foskit, presidentit të Empolit.
Dy lojtarët ndiqen me vëmendje nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe këtë sezon pritet të aktivizohen me Kombëtaren U-19, e cila drejtohet nga Foto Strakosha.