Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Maribori dhe Gimaraishi kryeqendra tė kulturės evropiane nė vitin 2011

Maribori dhe Gimaraishi kryeqendra tė kulturės evropiane nė vitin 2011

  Publikuar: 29 Dhjetor 2011, E Ejte 15:27:23. E lexuar 107 herė
Maribori dhe Gimaraishi kryeqendra tė kulturės evropiane nė vitin 2011

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Gimaraish shpesh quhet djepi i kombit, sepse ėshtė i rėndėsishėm pėr formimin e Portugalisė dhe si vend i lindjes sė mbretit portugez Afonso i Parė. Qendra historike daton nga shekulli 9/10 dhe ėshtė i mbrojtur nga UNESKO nė vitin 2001

Maribori në Slloveni dhe qyteti portugez Gimaraish do ta ndajnë titullin "Kryeqendra evropiane e kulturës" në vitin 2012. Kontinentit të vjetor ata do të ofrojnë program kosmopolit, i cili do të hapet me hyrjen në vitin e ri dhe me një varg përmbajtjesh do të përfundojë në fund të vitit 2012.

Gimaraish shpesh quhet djepi i kombit, sepse është i rëndësishëm për formimin e Portugalisë dhe si vend i lindjes së mbretit portugez Afonso i Parë. Qendra historike daton nga shekulli 9/10 dhe është i mbrojtur nga UNESKO në vitin 2001.

Maribori është qendër e zhvilluar kulturore dhe arsimore, qytet i dytë sipas madhësisë në Slloveni dhe i pari nga hapësira e ish Jugosllavisë që e mban titullin kryeqendër e kulturës në Evropë.

Gimaraishi dhe Maribori e marrin titullin nga qytetet portuale Talin dhe Turkun finlandez të cilat në vitin 2011 e festuan trashëgiminë kulturore evropiane.

Çdo vit Komisioni Evropian cakton nikoqir nderi të këtij projekti. Tradita ka filluar në vitin 1985, kur atë titull e kishte Athina.

Për zgjedhjen vendos komisioni i pavarur ndërkombëtar në Bruksel, ndërsa vendimi merret katër vjet para. Atë e shqyrton edhe Parlamenti Evropian, ndërsa e voton Këshilli i BE-së. Nga viti 2007 zgjidhen qytet nga dy vende evropiane. Në vitin 2013 kryeqendra të kulturës evropiane do të jenë Marseji (Francë) dhe Koshice (Sllovaki), në vitin 2014 - qyteti suedez Umea dhe kryeqyteti i Letonisë - Riga



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com