Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Meta: Kandidati i PD, jo pa konsensusin e LSI

Meta: Kandidati i PD, jo pa konsensusin e LSI

  Publikuar: 29 Dhjetor 2011, E Ejte 15:12:16. E lexuar 52 herė
Meta: Kandidati i PD, jo pa konsensusin e LSI

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Kryetari i Lėvizjes Socialiste pėr Integrim, Ilir Meta deklaroi se koalicioni i mazhorancės qeverisėse do tė bashkėpunojė pėr zgjedhjen e Presidentit tė ri.

Para pak javësh lideri historik i të majtës Fatos Nano bëri me dije nga Londra se ai do të hedhë kandidaturën për President duke saktësuar se ka mbështetje edhe brenda radhëve të Partisë Socialiste.

Por, mbështetja ndaj Nanos nuk mungon as në radhët e LSI-së, kur është e njohur marrëveshja disa-vjeçare mes Nanos dhe Metës, për të cilën vetë Nano është shprehur në një intervistë televizive disa kohë më parë.

Kryeministri Berisha bëri me dije se PD do të sjellë një emër nga ana e saj për këtë post, ndërsa Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli u shpreh qartë në intervistën e mbrëmshme se ajo nuk do ta votojë Fatos Nanon si president.

Kreu i LSI-së Ilir Meta preçizoi se zgjedhja e Presidentit do të bëhet sipas Kushtetutës.

Në një intervistë për UTV-në, ish-kryeministri Ilir Meta deklaroi se nuk ka një marrëveshje konkrete me PD-në, pasi mandati i Presidentit aktual mbaron në korrik.

“Por në marrëveshjen që kemi nënshkruar me PD-së, kemi shprehur angazhimin që si koalicion të bashkëpunojmë për të zgjidhur çështjen e Presidentit përveç të tjerave. Unë kam konfirmuar që ne do të jemi pjesë e zgjidhjes pasi ky është një problem që do të zgjidhet, natyrisht sipas Kushtetutës. Duke qenë se kemi marrëveshje me PD-në edhe për këtë çështje në kohën e duhur do t’i japim një zgjidhje sa më të mirë”, theksoi lideri i LSI-së Ilir Meta, duke shtuar se ai nuk do të flasë për këtë çështje pasi është tepër e parakohshme.

Sipas deklaratës së Ilir Metës nuk duket qartë nëse do të ketë ndryshime të Kushtetutës sa i përket zgjedhjes së Presidentit, por fjalët e tij nënkuptojnë se zëri i LSI-së në zgjedhjen e Kreut të Shtetit do të jetë i fortë.(NOA/INA)



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com