Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Piromanėt e 2001 tė implikuar nė Vellushinė

Piromanėt e 2001 tė implikuar nė Vellushinė

  Publikuar: 29 Dhjetor 2011, E Ejte 14:23:52. E lexuar 93 herė
Piromanėt e 2001 tė implikuar nė Vellushinė

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Banorė tė fshatit Vellushinė tė komunės sė Manastirit theksojnė se personat dhe qarqet qė dogjėn shtėpitė shqiptare nė vitin 2001 nė Manastir janė tė implikuar nė tensionimin dhe akuzat ndaj popullsisė shqiptare nė fshatin Vellushinė.

Në këto skenare zërat flasin për implikimin edhe të qarqeve klerike ortodokse, por edhe ato partiake. 

Mediat maqedonase ditëve të fundit në fshatin e përzier etnikisht me shqiptarë dhe maqedonas kanë raportuar se këta të fundit ndjehen të kërcënuar nga shqiptarët, që siç thuhet grabisin pronat e tyre. 

Përparim Lika, banorë i fshatit Vellushinë deklaroi për agjencinë e lajmeve INA se të gjithë akuzat janë pjellë e skenareve dhe komplotistëve që janë të njohur në rajonin e Manastirit. 

”Ne këtu jemi dem baba dem dhe kemi tokat tona. Gjithashtu kemi blerë me djersën tonë edhe tokat maqedonase, duke paguar trefish me shtrenjtë. Ato janë tokat tona. Tani në pamundësi për të rikthyer ato prona dhe nga largimi masiv i maqedonasve nga fshati, krijohen dhe shfaqen skenare të panevojshme dhe tendencioze në kundërshtim me shqiptarëve. Disa nga veprat e tyre janë skandaloze ashtu si veprimi që shkollën lokale ta shëndërrojnë në muze, pasi që nuk ka nxënës për të vijuar mësimin dhe nga ana tjetër të mos lejohen nxënësit shqiptarë”, theksoi Lika. 

Sipas tij, akuzat se gjoja ka vjedhje janë të dëmshme dhe shpifëse, sepse siç tha ai, ndodhë e kundërta në këtë rajon, ku shqiptarët ndihmojnë në forma të ndryshme humanitare familje të varfëra maqedonase. 

Banorët shqiptarë të Vellushinës theksojnë se nuk kanë çka të vjedhin nga maqedonasit, pasi që nuk ka ndonjë gjë që mund të jetë me vlerë apo e vlerësuar. 

Sipas tyre, ditëve të fundit në fshat janë sjellë edhe patrulla policore, të ftuara nga grupet maqedonase që inicuan ngjarjet e fundit në këtë fshat të banuar me më shumë shqiptarë, që shtrihet disa kilometra nga kufiri me Greqinë. Nga ana tjetër, maqedonasit e këtij fshati nuk kanë dashur të prononcohen për agjencinë e lajmeve INA lidhur me problemet dhe tensionet e nxitura.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com