Gratė nė Arabinė Saudite do tė mund tė kandidohen dhe tė votojnė nė zgjedhjet komunale nė vitin 2015 pa leje tė burrit kujdestar, publikoi njė pėrfaqėsues i lartė saudit.
Anëtari i Këshillit konsultativ (Shura) Fahad al Anzi tha se mbreti saudit veçmë ka dhënë leje për ndryshimin, publikoi sot gazeta shtetërore “A Vatan”.
Mbreti Abdullah nxiti disa ndryshime në të drejtat e grave, duke pasur kujdes që të mos i provokojë liderët shpirtëror ultrakonservativë, të cilët edhe më herët i kundërshtonin reformat sociale.
Edhe krahas këtyre ndryshimeve të reja, gratë në Arabinë Saudite ende nuk mund të udhëtojnë, punojnë, të mësojnë në vendet e huaja, të martohen, divorcohen dhe madje edhe të pranohen në spital shtetëror pa leje të burrit kujdestar.
Këshilli konsulent saudit nuk ka kompetenca ligjdhënëse, ndërsa përbërja e tij është tërësisht e formuar nga burra.