Disa orė pasi Irani kėrcėnoi komunitetin ndėrkombėtar me mbylljen e ngushticės sė Hormuzit, nė rast tė vendosjes sė sanksioneve ndaj vendit, Shtetet e Bashkuara tė Amerikės u pėrgjigjėn nė mėnyrė tė ashpėr.
Washington: Disa orë pasi Irani kërcënoi komunitetin ndërkombëtar me mbylljen e ngushticës së Hormuzit, në rast të vendosjes së sanksioneve ndaj vendit, Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përgjigjën në mënyrë të ashpër.
“Çdo bllokim apo pengesë lundrimi në ngushticën e Hormuzit nuk do të tolerohet”, kështu deklaroi një zëdhënës i flotës “V” amerikane që ndodhet në këtë zonë. Një reagim i Departamentit të Shtetit pritet të pasojë.
Fjalët e zëdhënësit ushtarak bëjnë të qartë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës mund të jenë të gatshme të angazhohen edhe në veprime ushtarake ndaj shtetit të madh aziatik, për të ruajtur lirinë e lëvizjes në një pikë jetike për transportin e karburanteve dhe tregtinë ndërkombëtare, raporton TCH.
Nëpërmjet ngushticës së Hormuzit, kalon 40% e sasisë së naftës në vendet perëndimore. Ai lidh vendet prodhuese të naftës si Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Katari, Kuvajti dhe Bahreini me Oqeanin Indian dhe më pas me Kanalin e Suezit.