Gazetaria nuk mund tė quhet njė profesion i rrezikshėm, por nė shumė vende tė botės reporterėve u rrezikohet seriozisht jeta. Nė vitin 2011, 66 gazetarė janė vrarė (16% mė shumė se nė vitin 2010), 1044 janė arrestuar dhe 1959 tė tjerė janė dhunuar fizikisht ose janė kėrcėnuar. “Gazetarėt Pa Kufij” ka pėrpiluar listėn e 10 vendeve mė tė rrezikshme pėr mediat, ku gazetarėt janė mė tė ekspozuar ndaj dhunės e liria e medias nuk respektohet
Ja lista:
Manama (Bahrein),
Abixhan (Bregu i Fildishtë),
Kairo (Egjipt),
Manila (Ishujt Filipine),
Misurata (Libia),
Veracruz (Meksikë),
Khuzdar (Pakistan),
Deraa, Homs e Damask (Siri),
Mogadisho (Somali) dhe
Sanaa (Jemen).
Në vitin 2011 llogaritet sa kanë qenë 499 media të censuruara, 71 gazetarë të grabitur dhe 73 ata që janë detyruar të lënë vendin e tyre. Pakistani është vendi ku kanë vdekur më shumë gazetarë (10), ndërsa Kina, Eritrea dhe India janë “burgjet” më të mëdha të reporterëve.