Datėn 30 dhjetor 2011 nuk do e pėrjetojė askush nė Samoa. Shteti i Paqėsorit ka vendosur qė tė kalojė nga e enjtja nė tė shtunėn direkt.
Vendi turistik, i pozicionuar mes Zelandës së Re dhe ishujve Hauai, njihet për sloganin “Aty ku dielli perëndon së fundmi”, por tani do të heqë dorë nga data 30 dhjetor duke ndryshuar kështu kalendarin. Në këtë mënyrë Samoa do bëhet vendi i parë në botë që përshëndet Vitin e Ri.
Deri më tani ishin të fundit që përjetonin perëndimin e fundit të diellit në mbyllje të vitit. Por ndryshimi ka edhe shkaqe ekonomike. Shkëmbimet ekonomike ata i kanë me Zelandën e Re, Australinë dhe disa vende në Azi.
Por ata ishin një ditë pas tyre. Kështu, kur aty ishte e premte, në Zelandën e Re ishte e shtunë. Në ishujt Samoa ka pasur ngazëllim për këtë vendim, por edhe zemërim. Disa besimtarë të krishterë thonë se Zoti nuk do e pranojë diçka të tillë. (tema)