Rrjeti britanik BBC ka nisur qė tė realizojė qė tani intervistat pėr nekrologjinė e Toni Blerit, edhe pse ish- kryeministri ėshtė vetėm 58 vjeē.
Nuk ka raportime se ish- kryeministri është në gjendje të keqe shëndetësore, shkruan Daily Mail. Në fakt ai ishte kryeministri më i ri në rreth 200 vite që hyri në adresën me numrin 10 në vitin 1997, kur ishte 43 vjeç. Figurat kryesore të laburistëve thonë se janë shokuar nga kërkesat e producentëve të BBC për të mbledhur homazhe për zotin Bler. Një zëdhënës i BBC ka thënë se ata nuk komentojnë në lidhje me nekrologjitë.