Suprize nga TV Koha: Emision festiv nė mbrėmjen e Vitit tė Ri
Publikuar:
29 Dhjetor 2011, E Ejte 07:33:11. E lexuar
119 herė
Tv Koha edhe kėtė vit sjell njė program mjaft tė larmishėm pėr shikuesit e saj nė Tetovė dhe Gostivar, si dhe pėr Diaspore.
Sipas Urim Hasipit redaktor në TV Koha, Programi përmban këngë popullore dhe zbavitëse. “Kryesisht jane ftuar këngëtarë të trevës së Tetovës, Shkupit, Gostivarit dhe Kosovës.Këngët e tyre në studiot e TV Kohës, këta këngëtarë i kanë kënduar enkas për vit të ri në programin tonë. Në emisionin festiv që e kemi xhiruar morën pjesë: Gjyste Vulaj, Gjyle Collaku, Lori Aferdita Demaku, Mahmut Ferati, Servexhane Laci, Bajramali Idrizi, Aziz Murati, Adnan Daci, Mejreme Kurti, Teuta Gerbovci, Fisnik Ristemi, Jetmir Rexhepi, Vjollca Buqaj, Vileta Kajtazi, Fatmire Mjaku, Albana Mesuli, Nijazi Thaçi dhe të tjerë. Gjithashtu do ketë program me këngë dhe valle të interpretuara nga SHKA, Jehona e Malesisë së Sharrit, me një grup këngëtarësh nga Gostivari” tha Hasipi duke shtuar se pjesë e emisionit festiv do jetë edhe humori si dhe kamera e fshehtë në Televizionin Koha.
Programi festiv fillon me 31.12.2011 prej ores 18.00 dhe do të zgjasë deri orët e mëngjesit të 1 janarit.