Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Fakte tė ēuditshme nga bota e muzikės

Fakte tė ēuditshme nga bota e muzikės

  Publikuar: 29 Dhjetor 2011, E Ejte 01:24:34. E lexuar 69 herė
Fakte tė ēuditshme nga bota e muzikės

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Portali i njohur nė internet “Buzzfeed.com” publikoi listėn me 12 fakte muzikore, pėr tė cilat jemi ne “fajtorė” qė ėshtė kėshtu, dhe pėr tė cilat secili “i dashuruar” dhe njohės i vėrtetė i muzikės mbetet i shokuar.

 

- “Creed”, bendi i njohur amerikan i njohur për baladat e tij të ëmbla, për nga shitja e albumeve e la pas vetes të madhin dhe legjendarin Jimi Hendrix-in.

- “Led Zeppelin”, “REM” dhe “Depeche Mode” kurrë nuk kanë pasur ndonjë këngë të tyre numër një, derisa ylli i tanishëm Rihanna deri më tani u gjend dhjetë herë në këtë vend me këngë të ndryshme.

- Kënga e Ke$ha-s “Tik-Tok” është shitur në më shumë kopje sesa cilado këngë e grupit “Beatles”.

- Kënga “Low” e reperit Flo Ride është shitur në mbi tetë milionë kopje, njëjtë sikur edhe kënga legjendare e grupit “Beatles”, ajo “Hey Jude”.

- Hiti “I Gotta Feeling” i grupit “Black Eyed Peas”, të cilin pas editimit shumë kritik e shpallën këngën më të keqe në histori të muzikës, është më e njohur se të gjitha këngët e Elvis Presley-t apo të duetit Simon&Garfunkel.

- “Falling Into You” i Celine Dion është shitur në më shumë kopje sesa hitet e grupit “Queen”, “Nirvana” apo Bruce Springsteen-it.

- Kënga “Come On Over” e Shanie Twain-it po ashtu i la pas vetes të gjitha emrat e njohur të lartpërmendur të muzikës.

- Katy Perry ndanë me legjendarin Michael Jackson-in rekordin e numrit të këngëve nga një album që u renditen në vendin e parë.

- Barbra Streisand ka shumë më shumë albume të shitura (mbi 140 milionë kopje) se “Pearl Jam”, Johnny Cash dhe Tom Petty së bashku.

- Albumi “Some Gave All…” i muzikantit të njohur të zhanrit “country” dhe që njëherësh është babai i Miley Cyrus-it, Billy Ray Cyrus-it, është shitur në mbi 20 milionë kopje, më shumë sesa albumi i të famshmit Bob Marley-t.

- Seria e njohur për adoleshentë “Glee” ka pasur më shumë këngë në top-listat e muzikës sesa grupi “Beatles”.

- Ylli i ri, Justin Bieber, i adhuruari i shumë adoleshenteve ka lënë pas vetes për nga shitja dhe dëgjimi këngëve të tij shumë emra të njohur, që vërtetë është shokuese marrë parasysh vlerën dhe muzikën që e kanë bërë ata.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com