Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Themelohet Kėshilli pėr 100 vjetorin e Ditės sė Flamurit

Themelohet Kėshilli pėr 100 vjetorin e Ditės sė Flamurit

  Publikuar: 29 Dhjetor 2011, E Ejte 00:51:20. E lexuar 94 herė
Themelohet Kėshilli pėr 100 vjetorin e Ditės sė Flamurit

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Sot, me iniciativė tė kryeministrit tė Republikės sė Shqipėrisė dhe nėn patronatin e kryetarit tė Bashkimit Demokratik pėr Integrim, u themelua Kėshilli organizativ pėr shėnimin e 100 vjetorit tė Ditės sė Flamurit. Kryetar i Kėshillit organizativ u emėrua zėvendėskryeministri i Republikės sė Maqedonisė, i angazhuar pėr Marrėveshjen e Ohrit, Musa Xhaferi, ndėrsa Koordinator i Kėshillit u emėrua Artan Grubi.

 

Këshilli organizativ gjithashtu përbëhet nga drejtuesit e Univerzitetit Shtetëror të Tetovës, Univerzitetit të Evropës Juglindore, Instituti albanologjik, Muzeu i Alfabetit, Muzeu i Lirisë, Lëvizja ZGJOHU!, Qendra Kulturore Informative, Lidhja e Arsimtarëve Shqiptarë, Shoqata e Historianëve Shqiptarë, Katedra e gjuhës shqipe pranë Univerzitetit të Shkupit dhe intelektualë shqiptarë. Ky Kshill do të zgjërohet edhe me drejtuesit e komunave, organizata joqeveritare si dhe institucione të tjera të cilat do të japin kontribut të drejtpërdrejtë në shënimin madhështor të vitit të shqiptarëve.

 

Manifestimet e Këshillit organizativ për të shënuar 100 vjetorin e Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë do të fillojnë më 17 janar 2012 kur do të vëhen themelet e Sheshit Skënderbeu në Shkup që përkon me përvjetorin e vdekjes së kryetrimit shqiptar, Gjergj Kastriot Skënderbeu dhe të atdhetarëve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka. Këshilli organizativ do të organizojë manifestime kombëtare gjatë gjithë vitit 2012, përfshirë edhe 17 shkurtin, 7 marsin, 5 majin, 10 qershorin, etj.

 

Gjithashtu sot, pas themelimit të Këshillit, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti realizoi një bisedë telefonike me zëvendëskryeministrin e Shqipërisë dhe ministrin e Punëve të Jashtme, Edmond Haxhinasto, pikërisht për këtë temë.

Haxhinasto vlerësoilartë themelimin e sotëm të Këshillit organizativ dhe ofroi bashkërenditjen e plotë të Qeverisë së Shqipërisë për ta shënuar këtë datë të arritur të kombit shqiptar.

 

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti falëminderoi zëvendëskryeministrin e Shqipërisë dhe shprehi bindjen se manifestimet e koordinuara do të janë madhështore.

 

Gjatë takimit të liderit të BDI-së, Ali Ahmeti me kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Sali Berisha, që u mbajt në Shkup më 9 nëntor të këtij viti, bashkëbiseduesit u dakorduan për formimin e këtij Këshilli organizativ që do t’i koordinojë aktivitetet me Këshillat organizativ në Tiranë dhe në Prishtinë me rastin e 100 vjetorit të Ditës së Flamurit dhe të Pavarësisë.

 

DSH e RDK e quajtën hipokrizi këtë nismë për shkak të siç u shprehen ndryshimeve diskriminuese të ligjit për përdorimin e flamurit. PDSH ndaj kësaj nisme është kundërpërgjigjur me ngritjen e procedurës parlamentare për ndryshim dhe plotësim të ligjit për festa duke propozuar që 28 nëntori të shpallet festë kombëtare për shqiptarët.


“Ky propozim ligj është përgjigje e asaj ftese. Është hipokrizi e radhës nga ana e BDI që në një situatë kur masakroi me ligj flamurin kombëtar shqiptar i cili duhet të jetë për 1/3 më i vogël se flamujt tjerë kërkojnë të organizohen manifestime me të cilat jemi mësuar veç më. Ja një shans e mirë që në formë ligjore me të holla të buxhetit dhe me përkrahje institucionale të festohet kjo festë kombëtare”, tha Imer Aliu, PDSH.


RDK nga ana tjetër konsideron se ndryshimi i neneve 4, 5 dhe 8 në ligjin për përdorimin e flamurit do të madhështoj flamurin kombëtar shqiptar se sa aktivitetet e ndryshme kulturore e arstistike.


“Gjithashtu do të kishim dëshirë të marrim pjesë nëse në agjendë do të ishte edhe ndryshimi i nenit 5 të ligjit mbi përdorimin e flamurit ku do të ndryshoheshe ky nen në të cilin do të jepte mundësi që edhe në Kërçovë ku ka 31 për qind shqiptar, në Kumanovë ku ka 26 për qind shqiptar dhe në qytetet tjera ku popullsia është nën 50 për qind të përdoret flamuri kombëtar ”, deklaroi Izet Zeqiri, RDK.


“Ne kemi marrë iniciativë që në mandatin e kaluar që në Republikën e Maqedonisë mase e nevojshme është që të shpallen dy data festive shtetërore, 28 nëntori dhe 13 gushti, dita kur nënshkruhet marrëveshja paqësore e Ohrit, ne jemi në komunikim edhe me partnerët e koalicionit, jemi në komunikim edhe me opozitën që të shohim mundësit dhe kohën se kur do futen në proces që këto dy data të shënuara për shqiptarët e Maqedonisë të institucionalizohen”, kundërpërgjigjet Ali Ahmeti, kryetar i BDI-së.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com