Futbollisti i Lacios dhe i kombėtares shqiptare, Lorik Cana, ėshtė emėruar “Ambasador special i sportit” nga Komiteti Olimpik i Kosovės. ...
Kësisoj, Cana do të ketë për detyrë të lobojë në përshpejtimin e procesit të ndërkombëtarizimit të sportit kosovar, i cili tash e sa vjet nuk po arrin t’i thyejë barrierat në shumë degë. Pas marrjes së këtij epiteti, Cana ka thënë se do të punojë seriozisht për ta ndihmuar atdheun e tij për t’u bërë pjesë e familjes ndërkombëtare në të gjitha sportet. “Kosova është inspirimi im. Do të loboj maksimalisht që Kosova të ketë një vend në arenën ndërkombëtare, pra që KOK-u të anëtarësohet në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar dhe pastaj federatat përkatëse në federatat ndërkombëtare, në mënyrë që përfundimisht të thyhet izolimi shumëvjeçar”.