Nė katėr komunat veriore tė Kosovės, pėrfaqėsues tė strukturave paralele serbe, mbajnė sot takime pėr tė diskutuar nė lidhje me referendumin, qė ka tė bėjė me atė, nėse i pranojnė ose jo serbėt institucionet e Kosovės.
Përfaqësuesi i komunës së Zveçanit, Dragisha Millovq ka thënë për mediat serbe se pas festave të fundvitit, do të ketë një takim të përbashkët të përfaqësuesve të katër komunave, për të marrë vendimin përfundimtar për referendum.
Përfaqësues të serbëve nga Mitrovica, Leposaviqi, Zveçani dhe Zubin Potoku, janë takuar gjatë kësaj fundjave, ku edhe kanë bërë të ditur, se referendumi, mbase do të mbahet në ditën shtetërore të Serbisë, më 15 shkurt.