Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

BDI fton PDSH-nė dhe RDK-nė nė ‘Kėshillin’ pėr 100 vjetorin e flamurit shqiptarė

BDI fton PDSH-nė dhe RDK-nė nė ‘Kėshillin’ pėr 100 vjetorin e flamurit shqiptarė

  Publikuar: 28 Dhjetor 2011, E Merkure 06:37:38. E lexuar 120 herė
BDI fton PDSH-nė dhe RDK-nė nė ‘Kėshillin’ pėr 100 vjetorin e flamurit shqiptarė

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Me iniciativė tė Bashkimit Demokratik pėr Integrim, nesėr nė Tetovė do tė themelohet Kėshilli organizativ pėr shėnimin e 100 vjetorit tė Ditės sė Flamurit. Kjo nismė ėshtė koordinuar me Tiranėn dhe Prishtinėn.

Këshilli, siç informojnë nga BDI, do të numërojë 15 anëtarë të institucioneve të ndryshme. Ftesa për pjesëmarrje në Këshill, siç njoftojnë nga partia e Ahmetit, i është dërguar edhe partive opozitare shqiptare. Ndërkohë përfaqësues të ‘Muzeut të alfabetit’ në Manastir, ‘Muzeut të lirisë’ në Shkup, Institutit albanologjik, Lidhjes së Arsimtarëve Shqiptar,  Lëvizjes ‘Zgjohu!’, dy universiteteve shqiptare  USHT dhe UELJ, do të jenë pjesë e këshillit organizativ, informojnë nga BDI.


 “Me iniciativë të kryeministrit të Shqipërisë Sali Berisha dhe në patronatin e kryetarit të BDI Ali Ahmeti nesër themelojmë këshillin organizativ për shënimin e 100 vjetorit të ditës së flamurit. Në këtë këshill do të marrin pjesë shumë OJQ institucione vendore si dhe kemi ftuar edhe përfaqësues të partive politike që të marrin pjesë në shënimin e asaj që ne e quajmë vit i shqiptarëve. Aktivitetet për 100 vjetorin e pavarësisë do të fillojnë që nga janari dhe do të zgjasin deri më  dhjetor të vitit 2012”, deklaroi Artan Grubi, BDI.
Këtë nismë e paralajmëroi edhe kryeministri shqiptar, Sali Berisha, gjatë qëndrimit të tij në Shkup.


 “Diskutuam edhe për festimet. 100 vjetori i pavarësisë  së Shqipërisë është festa e shekullit për të gjithë shqiptarët”, deklaroi kohë më parë gjatë vizitës së tij në Shkup, Sali Berisha, kryeministër i Shqipërisë.


Në Shqipëri tashmë është formuar këshilli organizativ për shënimin e këtij jubileu shekullor në krye me kryeministrin shqiptar Sali Berisha, nesër themelohet në Tetovë në krye me zëvendës kryeministrin për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit,  Musa Xhaferi ndërsa së shpejti pritet të themelohet edhe në Prishtinë.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com