Pas mbylljes sė votimeve pėr lojtarin mė tė mirė tė sezonit vjeshtor nė futbollin vendor, e cila u organizua nga ana e macedonian futball, Ferhan Hasani nuk arriti tė mposht konkurentin Filip Ivanovskin, me njė rezultat shumė tė ngushtė.
Me rastin e mbylljes së votimeve, Ferhan Hasani nuk haroi publikun dhe adhuruesit e tij, i cili nëpërmjet rrjetit social Facebook, iu falemenderuar të gjithë atyre të cilët e përkrahën atë me zemër në këtë garë. "Pershendetje të nderuar Ballistë, shfrytëzoj rastin që tju falenderohem për përkrahjen e madhe që ma keni dhënë në çdo moment, falë Zotit unë triumfova atje ku pritej, në këtë shkrim poashtu dua që tju uroj çdo të mirë të gjithve, e në veçanti Armatën e skuadrës që unë fillova hapat e para në karierë.
Zemra ime do jetë përgjithmonë me Shkëndijën dhe me juve...
Suksese në krejt sfidat e mundshme si dhe në Kampionat" ! – deklaroi Ferhan Hasani . /Besir A./TeLajmi.com/