Si duket jo vetėm qytetarėt janė nė zi pėr vdekjen e liderit tė Koresė sė Veriut Kim Jong II. Mediat e kėtij shteti raportojnė se pas vdekjes sė udhėheqėsit janė vėrejtur disa fenomene tė ēuditshme natyrore. Sipas tyre, edhe natyra ėshtė nė zi pėr vdekjen e Jong II.
Ashtu siç raportojnë mediat koreane shihet se kulti i personalitetit që rrethon Kim Jong Il është thuajse hyjnor. Mediat atje raportojnë se pas vdekjes së liderit shtetëror, në një liqen të famshëm, akulli u ça me një zhurmë aq të tmerrshme, sa u trondit qielli e toka, kurse mbi majën e një mali të shenjtë u shfaq një dritë misterioze.
Madje, agjencia shtetërore thotë se një stuhi dëbore goditi vendin pas vdekjes së Kim Jong Il dhe akulli në një liqen pranë vendlindjes së tij u thye me një zhurmë tronditëse.
“Stuhia përfundoi papritur dhe në agimin e së martës, një mesazh u pa i gdhendur në gur: “Mali Paektu (ku lindi Kim Jong Il), mali i shenjtë i revolucionit. Kim Jong Il”. Mesazhi shkëlqente. Ai qëndroi ashtu deri në mbrëmje,” raportojnë mediat koreane.
Përshkrimet shkojnë deri aty se thonë se natën e vdekjes, një lejlek qëndroi mbi statujën e Kim Jong II duke sfiduar të ftohtin e acartë dhe mbajti zi. “Edhe lejleku vajtoi për humbjen e Kim Jong Il, lindur në qiell”.
Më poshtë gjeni dhjetë fakte të çuditshme dhe interesante për liderin e Koresë së Veriut Kim Jong II dhe klanin Kim.
-Kim Jong Il nuk vuante vetëm nga diabeti dhe tensioni i gjakut, por ai kishte edhe frikë nga udhëtimi me avion, ishte miop dhe ishte në varësi të alkoolit dhe seksit.
-Kim Jong Il nuk pëlqente vetëm operën, por edhe kinemanë. Vetë kishte përgatitur dy skenarë filmash me titujt: “Deti i gjakut” dhe “Një bijë e vërtetë e partisë”.
- Ishte i fiksuar pas kafshëve, sidomos kuajve dhe qenve. Kishte shpenzuar për një vit rreth 200 mijë dollarë për kujdesin ndaj qenve të tij.
- Pëlqente alkoolin, sidomos verën dhe uiskin e shtrenjtë. Nga Franca kishte blerë në vitin 2010 rreth 600 shishe verë nga më e mira. Në listën e blerjeve ishte edhe uiski Hennessey.
- Kur luajti për herë të parë golf, sipas mitit komunist, ai realizoi pesë ‘hole-in-ones’, diçka që nuk e ka arritur asnjë golfist profesionist.
- Djali i tij, pasuesi Kim Jong Un, shkoi në një konvikt në Zvicër për ca kohë. Atje ishte një nxënës i dobët, nuk dinte anglishte, nuk i merrte provimet, por i pëlqente basketbolli, filmat aksion me Zhan Klod Van Dam dhe video- lojërat.
- Kim Jong Il ka kompozuar dy opera. Madje ka dirigjuar gjashtë opera.
- Kur lindi Kim Jong Il thuhet se dolën dy ylberë në qiell dhe u ngrit një yll.
- Kim Jong Il pati tre gra, por kishte edhe një aferë me sekretaren e tij, një ish- pianiste.
- Kim Jong Il kishte edhe një këngë të tijën, ajo quhej “Nuk ka atdhe pa ty” dhe luhej shpesh në rrugët e Pjongjangut.