Skuadra e Shkėndijės ka filluar me shitjet e yjeve futbollistike pas pėrfundimit tė pjesės sė parė. A ėshtė kjo shenjė qė ekipi tetovarė nuk ka synim qė tė mbroj titullin, apo drejtuesit kanė plan pėr tė ripėrtėrirė skuadrėn, kjo mbetet tė shihet nė fillim tė pjesės pranverore.
Skuadra e Shkëndijës ka filluar me shitjet e yjeve futbollistike pas përfundimit të pjesës së parë. A është kjo shenjë që ekipi tetovarë nuk ka synim që të mbroj titullin, apo drejtuesit kanë plan për të ripërtërirë skuadrën, kjo mbetet të shihet në fillim të pjesës pranverore.
Fakt është që lojtarët më të mirë tani më gjetën klube, kurse një pjesë e futbollistëve janë në biseda me ekipe të ndryshe. Transferimin më sensacional e bëri Ferhan Hasani, i cili kaloi në Bundesligën gjermane, tek ekipi i Wolfsburgut. Sipas faqes Transfermarket, shuma e këtij transferimi është 650 000 euro, ndërsa tek mediat tona shkruhet 1.2 milion euro.
Si do që të jetë, nëse analizohet kjo faqe sportive, do të shihet se Hasani është lojtari më i shtrenjtë që ka pasur kampioni. Në pozitën e dytë me shumë prej 350 000 është e rezervuar për katër futbollist: Sedat Berisha, Izair Emini, Muhamed Hyseini dhe Mensur Kurtishi. Ky i fundit sipas informacioneve nga ekipi kuqezi, kthehet si lojtar i lirë në Austri, kurse për Eminin është e interesuar ekipin Incon nga Koreja e Jugut. Për fat të keq afatin kalimtar nuk do të mund të shfrytëzoj Hyseini, i cili u lëndua në ndeshjen ndaj Napredokut.
Tjerët sipas faqes Transfermarket me vlerë prej 300 000 euro janë sulmuesit Sali Ersen dhe Valmir Nafiu. Me vlerën prej 275 000 euro menjëherë pas tyre gjenden Oliver Peev dhe Adrijan Cuculi, ndërkohë që portieri Jovanovski kushton 250 000 euro, aq sa është edhe serbo Nikitovic. Pasojnë Neziri dhe Taipi me 200 000 euro.
Mishkovski mund të bëj transfero me 175 000 euro. 150 000 euro do të duhet të paguajnë klubet që dëshirojnë në radhët e tyre të kenë Miroslav Jovanovskinm dhe Jasir Selmani. 125 000 euro kushton edhe Rexhepi. Ndryshe, këto janë të dhëna që nuk e japin çmimin e vërtet të lojtarëve, por fakt është që shumica prej tyre kërkohen nga ekipe jashtë vendit. Sipas asaj se si do të rrjedhin transferimet do të tregoj periudha prej 2-31 janar kur edhe hapet afati kalimtar.