Presidenti i SHBA-ve, Baravk Obama dhe Zonja e Parė Michelle, i dėrguan urimet mė tė mira popullit amerikan, ndėrsa shprehėn shpresėn qė kjo ditė tė dhurojė paqe dhe shpresė nė tė gjithė botėn.
Njëkohësisht, ata falënderuan ushtarët dhe veteranët për shërbimin dhe sakrificën që kanë bërë për atdheun, ndërsa u bënë thirrje amerikanëve që të bëjnë më shumë për të tjerët.
”Të japim vetveten, t’u shërbejmë të tjerëve, për këtë është kjo festë. Për familjen time dhe miliona amerikanë, kjo është Krishtlindja. Na kujton atë pjesë, se të duash Zotin, do të thotë të duam njëri-tjetrin, të jemi kujdestar i vëllait dhe motrës sonë. Por, ky besim nuk është vetëm qendra e besimit tonë të krishterë. Ai ndahet nga amerikanët e të gjithë besimeve dhe formimeve”, thuhet në urim.
Presidenti amerikan, bashkë me familjen, po i kalon pushimet në Hawaii, një ditë pasi firmosi ligjin për të zgjatur shkurtimin e taksave për dy vjet të tjerë.