Shtetet e Bashkuara kanė mirėpritur marrėveshjen e re tė Irakut dhe OKB-sė, pėr tė rivendosur rreth 3400 iranianė nga njė kamp nė Irak.
Sekretarja amerikane e shtetit, Hilari Klinton, ka thënë përmes një deklarate se kjo marrëveshje shënon “një hap të rëndësishëm përpara rreth gjetjes së një zgjidhje humane për situatën e tanishme” në Kampin Ashraf.
Në deklaratë thuhet se Uashingtoni është “inkurajuar nga vullneti i qeverisë irakiane për të zhvilluar këtë plan” duke shtuar se Shtetet e Bashkuara presin që Iraku të zbatojë të gjitha përgjegjësitë e veta që dalin nga kjo marrëveshje.
Klinton ka shtuar se zyrtarët e ambasadës amerikane në Irak do të vizitojnë lokacionin e ri të iranianëve “rregullisht dhe shpesh herë” për të parë progresin e kësaj marrëveshje.