Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Shaq Attack, Vocėrraku apo Xhuxhi Magjik

Shaq Attack, Vocėrraku apo Xhuxhi Magjik

  Publikuar: 26 Dhjetor 2011, E Hene 14:51:54. E lexuar 200 herė
Shaq Attack, Vocėrraku apo Xhuxhi Magjik

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Basel, 20 dhjetor - Ylli kosovar i Baselit, Xherdan Shaqiri (169 cm), ėshtė lojtari qė ka mė sė shumti nofka nė Superligėn e Zvicrės, shkruan "Blick" tė hėnėn. Shaqiri 20-vjeēar insiston se pavarėsisht nofkave tė shumta, asnjėherė nuk i mbetet hatri kur tė tjerėt e thėrrasin me to. Ai ka thėnė se ėshtė i fokusuar nė lojėn e tij, kurse me nofkat thotė le tė merren tė tjerėt.

Basel, 20 dhjetor - Ylli kosovar i Baselit, Xherdan Shaqiri (169 cm), është lojtari që ka më së shumti nofka në Superligën e Zvicrës, shkruan "Blick" të hënën. Shaqiri 20-vjeçar insiston se pavarësisht nofkave të shumta, asnjëherë nuk i mbetet hatri kur të tjerët e thërrasin me to. Ai ka thënë se është i fokusuar në lojën e tij, kurse me nofkat thotë le të merren të tjerët.

"Shaq Attack" e "Xhuxhi Magjik" janë ndër nofkat më të shpeshta që përdoren nga mediat dhe lojtarët, kur flasin për të.

"Unë kam marrë shumë nofka nga mediat e huaja. Kjo aspak nuk më ka penguar, pasi për mua shumë pak ka rëndësi se si më quajnë. Rëndësi për mua ka loja ime që bëj dhe sukseset e mia dhe të ekipit", ka deklaruar të hënën Shaqiri për versionin online të gazetës "Blick".

Bashkëlojtari i tij te Baseli, Alex Frei, pas njërës prej ndeshjeve të Superligës së Zvicrës, në dhomën e zhveshjes, me buzëqeshje dhe dashuri për shkak të trupit të tij të vogël, e pati quajtur atë "Vocërrak".

Mesfushori nga Gjilani te Baseli debutoi stinorin e shkuar. Me këtë skuadër ka fituar dy herë titullin e kampionit dhe një Kupë të Zvicrës. Këtë vit me Baselin ka arritur në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me gjigantin gjerman, Bayern Munchen. Në 18 ndeshje të zhvilluara këtë edicion ka shënuar katër gola. Ai po kërkohet nga shumë klube të mëdha evropiane. Çmimi që i ka vënë Baseli sillet rreth 13 milionë euro. Me Baselin ka kontratë deri në verën e vitit 2014, shkruan sot “Koha Ditore”.

 



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com