Prishtinė, 26 dhjetor - Mesfushori kosovar, Lorik Cana, pret qė viti 2012 tė jetė shumė mė ndryshe se ky qė po lė pas. Ai shpreson qė telashet e kėtij viti tė mos e pėrcjellin edhe mė 2012. Mesfushori Cana, ndodhet pėr vizitė nė Kosovė, ndėrkohė qė pas kthimit nė Itali, pėr pjesėn e dytė tė kampionatit, ai shpreson qė tė bėhet i pazėvendėsueshėm te Lazio. Nė vjeshtė nuk ishte i tillė, pati shumė probleme, por ai thotė se kjo ėshtė gati normale, meqė ka tė bėjė me njė mjedis krejtėsisht tė ri.
"Si ekip jemi duke shkuar mirë, pasi jemi në mesin e skuadrave më të forta në tabelë", ka thënë Cana të dielën, pak pasi mori mirënjohje të veçantë nga Kuvendi Komunal i Prishtinës. "Unë në fillim e pata të vështirë, por nga ndeshja në ndeshje po aktivizohem më shumë dhe kjo më bën të lumtur. Jam optimist për të ardhmen që më pret te Lazio. Në të kaluarën gjithmonë kam qenë titullar i pazëvendësueshëm te cilado skuadër që kam luajtur dhe unë jam i sigurt se edhe te Lazio do të më vijë rasti të luaj. Dëshira ime është të luaj çdo ndeshje si titullar".
Cana 28-vjeçar te Lazio u transferua gjatë verës nga gjiganti turk Galatasaray. Ai, me fanellën e Lazios këtë stinor, shënoi një gol në shtatë paraqitje në Serie A, derisa gjashtë ndeshje ka zhvilluar edhe në Evropa Ligë.
"Ne jemi ende në garë për Kupën e Italisë, po ashtu në Evropa Ligë do të ndeshemi kundër Atletico Madridit. Unë jam duke u aktivizuar dhe shpresoj të vazhdoj në këtë rrugë", ka shtuar ai.
Transferimi i tij nga Turqia në Itali, u përcoll me shumë bujë, por mesfushori i kombëtares pati probleme për të zënë vend në përbërjen e parë, shkaku i konkurrencës së fortë në pozitën ku aktivizohet ai.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Lorik Cana, ka folur edhe për ndeshjen eliminatore kundër Zvicrës dhe për emërimin e Gianni De Biasit si seleksionues të ri të kombëtares. Për të ndeshja eliminatore për Botërorin 2014 kundër Zvicrës do të jetë e veçantë, por jo pse tek ekipi "helvetik" luajnë pesë shqiptarë. Cana ka arsye të tjera.
"Unë veçoj këtë ndeshje jo për faktin se aty luajnë shumë shqiptarë, por pse stadiumi do të mbushet me plot shqiptarë. Pastaj, unë jam rritur në Zvicër dhe debutimi im zyrtar me ekipin kombëtar është bërë po në Zvicër, në një ndeshje ku kishte plot 15 mijë tifozë", ka thënë Cana. Cana ka vlerësuar të vështirë grupin e Shqipërisë ku bëjnë pjesë edhe Norvegjia, Qiproja, Sllovenia e Islanda, por ai ka besim në punën e trajnerit të ri.
"Ne do ta kryejmë punën tonë për t'ia lehtësuar punën atij. Cilësia e futbollit italian është në nivel të lartë dhe sigurisht se do të takohem me trajnerin dhe të bisedojmë rreth bashkëpunimit për të ardhmen e Kombëtares", ka thënë Cana,