Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Ferhan Hasani i dyti, a u manipulua rezultati ?

Ferhan Hasani i dyti, a u manipulua rezultati ?

  Publikuar: 26 Dhjetor 2011, E Hene 12:19:18. E lexuar 400 herė
Ferhan Hasani i dyti, a u manipulua rezultati ?

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Mbrėmė nė ora 00:00 pėrfundoi zgjedhja e e lojtarit mė tė mirė tė gjysėmsezonit tė parė 2011/2012 nė ligėn futbollistike tė organizuar nga MacedonianFootball.com.

Në garë ishin: Ferhan Hasani BUBA (SHKËNDI), Filip Ivanovski (Vardar “Miravci”), Hristijan Dimoski (Ohër).

 

Edhe pse deri në ora 23.30 lojtari i Shkëndisë Ferhan Hasani ishte në epërsi ndaj Filip Ivanovskit me më shumë se 400 vota përsëri në minutat e fundit, ora 00:00 lojtari i Vardarit doli si fitues me 18.117 kurse Ferhan Hasani u radhitë i dyti me 18.040 vota.

 

Shumë tifoz të Shkëndisë nuk pajtohen me këtë rezultat pasiqë në minutat e fundit është bërë ndryshimi radikal i rezultatit në favor të lojtarit të Vardarit. Ata akuzojnë administratorët e faqes MacedonianFootball.com se kanë manipuluar rezultatin.

 

Sipas shumë tifozëve nga Shqipëria prej orës 23.30 është pamundësuar votimi prej teritorit të shtetit shqipëtar përmes opcionit “Country Restrictions”.


“Nuk kemi aspak qasje në faqen e facebook-ut te MacedonianFootball”, thanë disa tifoz nga Shqipëria nëpër komente kur faqja "Cudira nga Bota" e publikoi atë. Ky kufizim nuk është bërë për tifozët nga Kosova sepse ndoshta kanë pretendu se mos ndoshta marrin edhe ndonjë votë nga sërbët e Kosovës për Filip Ivanovskin.

 

Vlen të theksohet se votimi masiv mori hov gjatë ditës së djeshme. Një ditë më herët dy kandidatët kryesorë kishin diçka më shumë se 4.000 vota. Kurse që në orët e mesditës filloi “lufta” e madhe në rrjetin social të facebook-ut kush sa më shumë që të sigurojë vota për të preferuarin e tyre. Ajo që duhet të thuhet është se disa nga faqet më të mëdha shqiptare në Facebook nuk kishin gatishmëri që të publikojnë votimin. Kurse disa nuk e bënë këtë në mjaftueshëm.

 

Është interesante se tifozët shqiptarë kanë vazhduar të votojnë edhe pas mbarimit të garës dhe në momentin kur e shkruajm tekstin Ferhan Hasani ka 19.816 vota kurse Filip Ivanovski 18.838 vota. /Tetova1/



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com