Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Diplomacia ne Maqedoni kah izolimi

Diplomacia ne Maqedoni kah izolimi

  Publikuar: 26 Dhjetor 2011, E Hene 10:22:18. E lexuar 104 herė
Diplomacia ne Maqedoni kah izolimi

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

E gjithė politika populiste, mbi tė cilėn ndėrtohet politikė-bėrja e brendshme reflektohet edhe jashtė vendit, thotė Mersel Bilalli, ligjėrues i marrėdhėnieve ndėrkombėtare.

Ai thekson se Maqedonia në saje të kësaj diplomacie që bazohet në interesat e ngushta të partisë maqedonase në pushtet, gjithnjë e më shumë i humbet miqtë e saj në procesin e integrimit.

“Sa i përket aspektit diplomatik me një qasje populiste dhe manipulim të opinionit, nuk mund të bisedohet për diplomaci të suksesshme. Kështu që, për fat të keq, edhe vlerësimet e jashtme janë se Maqedonia nuk arriti t`i azhurnojë aspektet themelore diplomatike që janë interes i saj, si në planin e brendshëm, ashtu edhe në atë të jashtëm”, thotë Bilalli.

Ndërkaq, ish-diplomati Nano Ruzhin konstaton se faktori ndërkombëtar është lodhur nga politika jokoekzistente, gjë që ka ndikuar që Maqedonia të humbë statusin e vendit të përkëdhelur në Ballkanin Perëndimor.

“Qendrat vendosëse, si Brukseli dhe Uashingtoni, gjithnjë e më shumë janë duke shfaqur pakënaqësinë e tyre ndaj qasjes së Maqedonisë në marrëdhëniet ndërkombëtare, veçanërisht me moszgjidhjen e kontestit për çështjen e emrit me Greqinë, pakënaqësia e faktorit ndërkombëtar tashmë është më se evidente. Kjo pakënaqësi manifestohet si përmes indiferencës, ashtu dhe përmes kritikave gjithnjë e më të shumta adresuar Maqedonisë duke anashkaluar gjuhën diplomatike”, thekson Ruzhin.

Pavarësisht, kësaj ministri i Jashtëm i Maqedonisë, Nikolla Popovski, vlerëson se diplomacia ka shumë për t’u lëvduar. Ai përmend “vendimin e GJND-së në favor të Maqedonisë , votimin e diasporës, marrëdhëniet ndërfqinjësore etj.”. Por, ministri Popovski vlerëson se këta parametra janë të mjaftueshëm që të zhbllokohet procesi i integrimit për Maqedoninë.

“Prolongimi i mëtejmë për përcaktimin e datës për fillimin e negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë në BE, nuk kontribuon për gjetjen e një zgjidhjeje sa i përket kontestit për çështjen e emrit me Greqinë. Përkundrazi, angazhimi i qendrave vendosëse për të filluar negociatat, mund të krijojë klimë pozitive që do të çonte kah zgjidhja e kontestit mes dy vendeve”, shprehet Popovski.

Por, ish-diplomati Nano Ruzhin vlerëson se Maqedonia po çalon dukshëm në realizimin e reformave duke përdorur si alibi moszgjidhjen e çështjes së emrit:

“Praktikisht, çështja e emrit është shndërruar në një arsyetim për dështimin e realizimit të reformave në disa segmente të shoqërisë në Maqedoni”.

Ndërkohë, edhe Mersel Billalli, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare, vlerëson se me këtë trend të politikës së jashtme, Maqedonia shkon kah izolimi.

“Fakt është se Maqedonia gjithnjë e më shumë bëhet vend i izoluar krahasuar me disa vite më parë kur Maqedonia kishte pozitën e një vendi lider, sa i përket marrëdhënieve ndëretnike, procesit integrues dhe procesit demokratik, e tani në të gjitha këto tri shtylla, vendi reflekton stagnim serioz”, vlerëson Bilalli.

Ndryshe, shefi i diplomacisë maqedonase, Nikolla Popovski, si prioritete strategjike për 2012 ka përkufizuar anëtarësimin e Maqedonisë në NATO dhe BE, zhvillimin e raporteve të mira ndërfqinjësore, si dhe realizimin e interesave të pakicave maqedonas në vendet fqinje.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com