Ministria e Brendshme afgane tha se forcat e sigurisė kanė vrarė 30 kryengritės tė dyshuar nė njė seri tė pėrleshjeve nė gjithė vendin.
Një deklaratë e ministrisë thotë se ushtria, policia dhe trupat e NATO-s kanë kryer një total prej 11 operacioneve në Afganistan në 24 orët e fundit. Sipas deklaratës, shtatë kryengritës u arrestuan. Ndërsa, ndarasi NATO ka bërë të ditur se një prej helikopterëve të vet është rrëzuar në rrethin Nahr-e-Saraj të provincës Helmand, pasi ka marrë goditje të vogla me armë zjarri nga toka. Thuhet se nuk ka pasur viktima në mesin e ekuipazhit