Publikuar:
26 Dhjetor 2011, E Hene 00:57:03. E lexuar
60 herė
Sipas bilancit tė fundit, 13 persona kanė gjetur vdekjen derisa rreth 100 tė tjerė janė plagosur nė shpėrthimin e naftėsjellėsit nė Doskebradas, nė perėndim tė Kolumbisė.
Autoritetet njoftuan të dielën se si rezultat i këtij shpërthimi që ndodhi të premten, janë shkatërruar 35 shtëpi, ndërsa 50 janë dëmtuar. Operacioni shpëtimtar ka përfunduar, kurse bilanci është 13 të vdekur dhe 99 të lënduar, prej të cilëve 49 ndodhen ende në qendrat spitalore, kanë bërë të ditur zyrtarë të Zyrës nacionale për situata të rrezikut. Autoritetet fillimisht për shpërthimin akuzuan vjedhësit e naftës, por më vonë njoftuan se shkaktar i aksidentit ishte dëmtimi i naftësjellësit nga të reshurat e fuqishme. Në pjesën më të madhe të Kolumbisë mbretëron gjendjen e jashtëzakonshme për shkak të shirave të fuqishme, në të cilat kanë humbur jetën 177 njerëz, derisa mijëra të tjerë kanë mbetur pa kulm mbi kokë, tregojnë të dhënat e Zyrës për situata të rrezikut.