Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Rikuperimi i kredisė me probleme

Rikuperimi i kredisė me probleme

  Publikuar: 26 Dhjetor 2011, E Hene 00:55:19. E lexuar 104 herė
Rikuperimi i kredisė me probleme

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

Tiranė – Rikuperimi i kredisė me probleme, qė aktualisht shėnon nivelin 18% mbetet sfida e sistemit bankar pėr vitin 2012.

 

Gjatë takimit të fundvitit të organizuar nga Shoqata e Bankave, Guvernatori Ardian Fullani, tha se rënia e cilësisë së portofolit të kredisë dhe kërkesat për administrimin e rrezikut të kreditit, janë shoqëruar me rritjen e fondeve përkatëse rezervë nga ana e bankave dhe kjo ka ndikuar në dobësimin e rezultatit financiar.

Megjithatë, përgjigja nga bankat ka qenë e menjëhershme, duke shtuar kujdesin dhe duke arritur të optimizojnë kostot e veprimtarisë dhe të fuqizojnë treguesit e tyre të kapitalit. Në lidhje me këtë çështje, ekzekutimi i kolateraleve dhe nevoja për përmirësimin e kuadrit ligjor është konsideruar me përparësi nga Banka e Shqipërisë.

“Veprimtaria mbikëqyrëse e Bankës së Shqipërisë e ka vënë theksin në identifikimin e saktë të gjendjes së portofolit të kredisë, duke kërkuar që bankat të veprojnë me vendosmëri për të rikuperuar vlerën e kredive me probleme. Kjo do të mundësohet me mbështetje për huamarrësit cilësorë që ndeshin probleme të përkohshme, por edhe me ekzekutim të kolateraleve për huamarrësit e pashpresë. Banka e Shqipërisë është e angazhuar për të përshpejtuar trajtimin me përparësi nga autoritetet publike”, tha Fullani, duke komentuar ndryshimet në ligjin për bankat.

Fullani tha se këto veprime ishin të nevojshme për të adresuar perceptimin e një rreziku të shtuar prej zhvillimeve financiare ndërkombëtare dhe atyre në rajon.



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com