Sport Video Lojëra Kontakto Rss
Livescore

Kryetari i PDSH-sė Menduh Thaēi: Ligji i gjuhės dhe i flamurit janė ofendues pėr shqiptarėt

Kryetari i PDSH-sė Menduh Thaēi: Ligji i gjuhės dhe i flamurit janė ofendues pėr shqiptarėt

  Publikuar: 26 Dhjetor 2011, E Hene 00:41:55. E lexuar 114 herė
Kryetari i PDSH-sė Menduh Thaēi: Ligji i gjuhės dhe i flamurit janė ofendues pėr shqiptarėt

12 Punto 14 Punto 16 Punto 18 Punto

VOA: Kryetari i Partisė Demokratike Shqiptare z. Menduh Thaēi duke folur fillimisht pėr rrjedhat nė partinė e tij, shkarkimet, emėrimet, dhe rikthimet nė gjirin e partisė tė disa kuadrove, thotė se ėshtė mirė qė nė forcat politike tė shqiptarėve tė bėhėt njė transmision i gjeneratave, tė pėrcillet edhe pėrvoja por tė bėhėt edhe freskimi i brendshėm.

 

OA: Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare z. Menduh Thaçi duke folur fillimisht për rrjedhat në partinë e tij, shkarkimet, emërimet, dhe rikthimet në gjirin e partisë të disa kuadrove, thotë se është mirë që në forcat politike të shqiptarëve të bëhët një transmision i gjeneratave, të përcillet edhe përvoja por të bëhët edhe freskimi i brendshëm. 

Menduh Thaçi:
 Është krejtsisht normale, nuk ka qenë qëllim individi apo grupi por ka qenë një reformë organizative. Ne kemi kaluar në një formë të organizimit të tillë pak më modern, me shumë poste të Sekretarëve profesional që mbulojnë sektorë të caktuar dhe në aspektin politik me një sistem kryesisht presidencial dhe kuvendor që më shumë ju shkon përshtati partive të djathta apo qendrës së djathtë.  

VOA: PDSH ka qenë mjaft kritike ndaj ligjit të fundit për përdorim e gjuhës shqipe dhe flamurit shqiptar në Maqedoni, zoti Thaçi vlerson se shqiptarët kanë mundur të arrijnë më tepër. 

Menduh Thaçi: Gjithsesi, për të qenë korrekt, ne prej vitit 90-të, prej partisë së parë PPD-së e deri më sot, kemi insistuar që çështjet për të cilat nuk kemi mundur ti mbyllim pozitivisht për shqiptarët ti lëmë të hapura. Kemi pas edhe ne oferta që para 10 vjetëve në kështu forma të cunguara që ti realizojmë të drejtat, nuk e kemi bërë. Mendoj që është bërë një gabim fatal, sidomos me këto dy ligjet e fundit, flamurin dhe gjuhën, se këto ligje nuk ju vijnë as për së afërmi ligjeve që kemi pas në komunizëm që kanë qenë shumë më positive. Është ofendim që flamuri të zvogëlohet trefish në të njëjtën kohë është ofendim për shqiptarët të thuhet se gjuha shqipe është zyrtare. 

VOA: Në lidhje me raportet e ftohta me rivalin e partisë shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, për mungesën e komunikimit dhe dialogut politik që duket se reflektojnë edhe në ndarjen e shoqërisë shqiptare në Maqedoni, drejtuesi i opozitës shqiptare thotë se është dakord se raportet duhet të përmirsohen por paraprakisht dëshiron që të eliminiojë keqkuptimet? 

Menduh Thaçi: Unë me z. Ahmetin nuk kemi problem personal, besoj edhe ai me mua. Kemi të bëjmë me çështjen, me punën siç është politika dhe me programet të cilat na ndeshen. Mungesa e komunikimit nuk do të thotë që ka mungesë të korrektësise politike. Unë dhe PDSH-ja në asnjë moment nuk i kemi bërë konkurrencë zotit Ahmeti dhe BDI-së për të qenë pjesë e qeverisë, dhe kjo është një minimum optimal i ferplejt kur ne nuk konkurrojmë dhe nuk kompromitojmë aspektin politik mes tij dhe parterit maqedonas.  

VOA: Rolin e partisë shqiptare në qeveri ai e vlerëson si të pafuqishëm dhe që mund ta kthejë prapa pozitën e shqiptarëve në përgjithësi, Partia Demokratike Shqiptare ka nis bashkëpunimin me Rilindjen Demokratike Kombëtare të opozitës, por çka mund të  presin nga ky afrim përkrahësit e opozitës shqiptare në Maqedoni! 

Menduh Thaçi: Jo shumë, që në fillim duhet të them, jo shumë. E bukura dhe e mira nuk ndodh përnjëherë, diuhet shumë angazhim. Njerzit presin që të ketë një fuzionim, është rëndë që të ketë një fuzionim dhe mos të keqkuptohemi në opinion se kjo është një bashkim. Unë nuk kam asnjëfar interesi që të dëmtohet politikisht partia e z. Osmani, mirëpo do ta shtyjmë procesin drejt asaj që të bashkveprojmë, nëse ne si shqiptar këto 20 vjet kemi bashkëvepruar me parti maqedone në koalicion të fillojmë ta kultivojmë këtë tek ne. 

VOA: Në lidhje me komentet dhe kritikat se PDSH-ja nuk mund të fitojë zgjedhjet, zoti  Thaçi thotë se kjo ndodh përshkak se partitë maqedonase, institucionet e shtetit, qeveria dhe të tjerët përdorin veprime të palejueshme për t’i pamundësuar opozitës së vërtetë shqiptare që t’i fitojë zgjedhjet dhe se nuk bëhet fjalë thjesht për një fitore politike! 

Menduh Thaçi: PDSH-ja nëse fiton ndryshon funksionimi i shtetit. E kam shumë rëndë. Përballë kam një formacion politik i cili del prej një guerile luftarake dhe beteja politike në asnjë moment nuk është korrekte, kjo u konvenon maqedonasve. Poashtu dua të them, pa kurfarë keqkuptimi me kërçovarët, vazhdoj si parti politike në Kërçovë të humbi 20.000 me 200 vota dhe kjo debalanson rezultatin final. Përfundimisht është me rëndësi që të konstatohet kjo: fitorja e opozitës shqiptare, e PDSH-së do të llogaritet si fitore nëse shqiptarët fitojnë ndryshimin e konstelacioneve, mënyrën e funksionimit të shtetit. 

VOA: Drejtuesi i PDSH-së Menduh Thaçi dhe partia e tij vlerësojnë se Marrëveshja e Ohrit e cila u arrit para 10 vjetësh tash nuk funksionon dhe si e tillë është e dështuar! 

Menduh Thaçi: Duhet të përkujtoj disa gjëra, Marrëveshjen e Ohrit nuk e ka bërë BDI-ja dhe Ali Ahmeti, e ka bërë PDSH-ja dhe arbër Xhaferi, ndërsa negociatori në aspektin taktik dhe teknik ka qenë Menduh Thaci. Marrëveshjet të cilat nuk respektojnë afatin kohor janë të dështuara. Cështja e gadishmërisë, e kuptoj nuk ka gadishmëri, procesi është pak më ndryshe. PDSH-ja duhet maksimalisht të angazhohet, kuptohet edhe unë që ky projekt të fitojë shumicën e vullnetit politik të shqiptarëve. Kjo është puna më e rëndë që ende nuk e kemi arritur dhe e pranoj, përshkak se kam pranuar rezultatin e zgjedhjeve të fundit parlamentare, më pastaj nëse arrihet ky vullnet politik, të gjitha të tjerat do të jenë të realizueshme dhe shqiptarët e Maqedonisë po të paraqesin një vullnet të fortë politik, të çeliktë për autonominë e vet si popull do të realizohet.

25.12.2011 



Tags : ,
Facebook Facebook Digg Digg Google Google Del.icio.us Del.icio.us
Komento Lajmin !


Emri :
Titulli :
Komenti :
Kodi :    
 



 
Cka mendoni per bashkpunimin mes PDSH-se dhe RDK-se ?
Do tė ketė suskes
Nuk do tė ketė Sukses

 

Kliko Për të Shikuar Anketat Tjera...

Free counter and web stats






free counters
Helga Company
 
Ju Lutemi Zgjidhni Muajin Dhe Vitin.


© Copyright 2010 TeLajmi.com